E Diel, 1 Nëntor 2026

VETEM MATERIALET-Oferta e re e PS RamaHetim pa fletet e votimit

/ /

EMRAT E RINJ NE ASAMBLENE E PS/ Kreu i PS Edi Rama i ka kerkuar dje maxhorances hetimin e zgjedhjeve pa fletet e votimit. Rama ne Asamblene e PS Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit. Shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim. Thjesht kerkojme materialet zgjedhore. Kreu i PS paralajmeron mocion per Topallin dhe Berishen. Shtyhet votebesimi i Kryesise dhe sekretareve te PS. Debati i plote i Rames me Pellumbin Bracen Finon e Meksin ne Asamble. Kreu i PS propozon 15 emra te rinj per anetare te Asamblese socialiste ku spikasin Veliaj Xhufi Legisi Duka Cani etj

Ne kete menyre socialistet terhiqen edhe nga nje pike qe i kishte mbajtur larg gjetjes se zgjedhjes se krizes politike qe po e mban vendin te mberthyer prej 1 viti e gjysme. Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit. Shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim. Thjesht kerkojme materialet zgjedhore. Opozita kerkon hetim pikerisht sesa dhe si eshte zbatuar ligji themelor i bashkejeteses sone demokratike ligji zgjedhor tha Rama.

Kryesocialisti tha dje para anetareve se deputetet egrupit parlamentar do te kerkojne nje mocion mosbesimi si ndaj kryeparlamentares ashtu dhe Kryeministrit Berisha. Le te mendojme. E vendosim per te kerkuar nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit lidhur me kete deshtim te madh ne rrugen e integrimit dhe le te shikojme mundesine e nismes se mosbesimit te kryetares si nje pengese e identifikuar deri nga vete Komisioni Europian per arritjen e standardeve europiane ne jeten parlamentare te vendit. Nje nisme mosbesimi pikerisht per kete deshtim te pashoq meriton edhe kreu i kesaj qeverie te dale nga votat e vjedhura qe po vjedh te ardhmen e ketij vendi per te mbajtur pushtetin e oborrit e pasuruar oborrin e pushtetit u shpreh kryesocialisti dje ne mbledhjen e Asamblese Kombetare. Sipas tij keto nisma edhe nese nuk rrezojne qeverine do te vene ne prove te veshtire maxhorancen. Le ta eksplorojme edhe kete mundesi si nje akt te dobishem qe mund te mos sjelle rrezimin e qeverise ne Kuvendin e votave te hapura e te kontrolluara me favoret e pushtetit te korruptuar dhe korruptues por padyshim mund te nenvizoje qarte ndarjen mes atyre qe ne ate parlament mbrojne interesat e oborrit te Sali Berishes dhe nesh qe mbrojme interesat e Shqiperise e cila jeton jashte atij oborri e jashte Europes se Bashkuar per shkakun e atij oborri u shpreh Rama. Kreu socialist Edi Rama ne fjalen e tij para Asamblese tha se Sali Berisha kerkon te vrase edhe zgjedhjet e ardhshme dhe shpresen e shqiptareve. Per kete arsye opozita do te protestoje gjithnje e me fort per zgjedhje te lira dhe demokratike.

Kryesocialisti i kujtoi edhe OSBE-se qe ne vend te kerkeses se perseritur per reformen zgjedhore te kerkoje zbatimin e ligjit dhe transparencen e zgjedhjeve te shkuara. OSBE-ja smund te rrije me e te veshtroje sikur e gjitha kjo ska te beje me misionin e saj. Smundet as te perserise ne boshllek thirrjen njezetvjecare per nje ndryshim te ri te ligjit zgjedhor nderkohe qe edhe ne opinionin e Bashkimit Europian shprehet qarte se problemi yne madhor mbetet zbatimi i ligjit dhe prej nje viti e me shume opozita kerkon hetim pikerisht persa e si eshte zbatuar ligji zgjedhor ne fuqi u shpreh Rama.
Protestat
Kryesocialisti kujtoi dje se nese maxhoranca nuk do ti pergjigjet ofertes se PS per hetimin e zgjedhjeve protestat nuk do te ndalen dhe do te jene me masive. Ne Partia Socialiste ne front me opoziten e bashkuar shqiptare i jemi kundervene dhe do te vazhdojme ti kundervihemi me te gjithe forcen e protestes sone planit ogurzi te Saliut per zgjedhjet e ardhshme duke ofruar zgjidhje transparente e sigurisht kushtetuese per krizen politike por duke refuzuar te tjera zgjedhje pa garancite e transparences e te kushtetutshmerise. Duke u ulur ne tavolinen e dialogut kurdohere qe te krijohet mundesia per te nxjerre vendin nga kriza por duke u derdhur edhe me te shumte ne rrugen e protestes me kurajon e fuqine e te drejtes per zgjedhje te lira e te ndershme te standardeve europiane ne mes te Europes ne do ta cojme perpara misionin tone per ta mbyllur epoken e zgjedhjeve te grabitura ne vendin tone u shpreh Rama. Kreu socialist shfaqi dje para anetareve te Asamblese dhe nje qendrim reflektues ndaj veprimeve te veta si ne parti ashtu dhe ne bashki. Jam ndryshe pavaresisht se ne punen qe bej me kaq shume pasion per Tiranen Europiane tash dhjete vjet apo per Shqiperine Europiane bashke me ju me te gjithe socialistet tash pese vjet mund te kem bere edhe shume gabime perkatese ne bashki a ketu ne parti.
Po tjeter eshte nje gabim ne gjykim ne vleresimin e nje situate apo marrjen e nje vendimi kur punon per arritjen e qellimeve te njohura publike fisnike tjeter eshte veprimi a vendimi per perfitime te paligjshme korrupsioni a ryshfeti. Veprime a vendime te tilla skane pasur dhe sdo kene kurre te bejne me mua u shpreh Rama.

Veliaj Xhufi e Legisi futen ne Asamblene e PS

Kryetari socialist ne fund te fjales se tij kerkoi qe pjese e Asamblese Kombetare te beheshin 14 anetare te rinj nje pjese e te cileve per here te pare. Rama kerkoi qe ne fillim rikthimin ne kete Asamble te disa figurave me kontribut te madh ne PS si Musa Ulqini Besnik Dervishi Stefan ipa apo Ndricim Hysa ish-deputete te PS. Por Rama i dha mireseardhjen dhe dy ish-socialisteve te vjeter qe u larguan nga LSI kur kjo u perfshi ne koalicionin qeverises Pellumb Xhufi dhe Ndre Legisi. Surpriza dje ishte per ish-kreun e G99 Erion Veliaj i cili pasi dha doreheqjen nga partia qe drejtonte u kooptua nga Edi Rama ne Asamblene Kombetare te PS. Nje vleresim jo te vogel mori nga kryesocialisti dhe drejtori i Zerit te Popullit Aldrin Dalipi te cilin Rama e propozoi anetar te Asamblese per kontributin e dhene ne ringritjen dhe shpetimin e ZP nga falimentimi. Gjithashtu pjese e Asamblese Kombetare u bene dje dhe ish-ministri socialist Agron Duka por dhe ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise Shkelqim Cani dhe ish-zv.ministrja e Financave Adriana Berberi.

Te kooptuarit e Asamblese

. Musa Ulqini
. Besnik Dervishi
. Stefan Cipa
. Ndricim Hysa
. Pellumb Xhufi
. Ndre Legisi
. Shkelqim Cani
. Adriana Berberi
. Erion Veliaj
. Agron Duka
. Anila Batalli
. Elisa Spiropali
. Aldrin Dalipi
. Medi Pogace

Komisionet e reja te Asamblese

Komisioni per Administrimin Zgjedhor kryetar Armando Subashi
Komisioni per Administrimin dhe Menaxhimin e Burimeve Njerezore kryetar Maqo Lakrori
Komisioni per Pushtetin Vendor kryetar Bashkim Fino
Komisioni per Analizen Politike dhe Strategjine Elektorale kryetar Ditmir Bushati
Komisioni per Marredheniet me Grupet e Interesit kryetar Arben Ahmetaj

Projekti i Liqenit Rama Nuk e kam votuar

Kreu i PS dhe njekohesisht kryebashkiaku i Tiranes iu pergjigj dje para Asamblese dhe akuzave qe maxhoranca i ben per projektin e Liqenit me shume kate. Rama tha se nuk ka qene dakord dhe nuk e ka votuar ate projekt. Se pari a e dini ju se une nuk e kam votuar ne KRRT-ne e Tiranes kthimin e asaj zone sportive poshte diges ne zone per ndertim Jo nuk e kam votuar nderrimin e destinacionit te asaj zone sic nuk kam votuar asnje leje ndertimi ne Tirane ne vitet 2005-2007 ku cdo leje eshte dhene me shumicen vendimmarrese te Saliut ne KRRT. Por une jam i detyruar nga ligji te firmos cdo leje qe jep KRRT-ja edhe pa pelqimin tim u shpreh Rama. Ndersa kryebashkiaku sqaroi dhe rolin e Tan Leprit ne kete akuze te PD-se. A e dini sa pjese te territorit te kesaj zone ze prona e mekatit te ketij njeriut Tan Leprit te cilin makina e baltes e paraqet si perfaqesuesin e interesave te mia ne nje kontrate qe ne te vertete ska as edhe nje lidhje me mua dhe as me Bashkine e Tiranes - 1.7 per qind u shpreh Rama.

Klosi Vendimi per protestat do merret nga tryeza e partive

Sekretari organizativ Blendi Klosi ne perfundim te mbledhjes se asamblese kombetare nuk dha asnje date se kur do te nisin protestat dhe pse ishte parashikuar se kjo date do te percaktohej nga kjo asamble. Ne nje prononcim ne fund te mbledhjes duke dhene vendimet qe ajo kishte marre Klosi tha se kete vendim do ta marre tryeza e partive opozitare. Asambleja e Partise Socialiste mori vendim per te vazhduar protestat duke i pershkallezuar ato ne te gjithe vendin dhe duke ia lene kryesise se partise dhe tryezes se opozites se bashkuar per te vendosur per data konkrete me te cilat ju do te njiheni se shpejti u shpreh Klosi. Sipas tij protestat ne mbare vendin per te larguar kete qeverisje do te vazhdojne ne rast se oferta jone per transparence nuk pranohet. Klosi tha se opozita do te kembengule ne nismen e saj per te bere transparence te plote te te gjithe vendimmarrjes se qeverise dhe evidentimin e korrupsionit qeverises nepermjet prezantimit te fakteve dhe deshmive te cilat kjo opozite i zoteron. Asambleja ben apel per bashkimin me opoziten shqiptare te gjithe atyre te cilet mendojne se qeverisja e Sali Berishes i ka sjelle shume deme ketij vendi. Po ashtu bashkimin e te gjithe atyre qe e shohin Partine Socialiste dhe opoziten e bashkuar si e vetmja shprese per nje te ardhme tjeter te qeverisjes ne vend u shpreh Klosi.

Manjani Perjashtimi i Edvinit te ben nder

Anetari i Asamblese Kombetare Ylli Manjani u shpreh dje i indinjuar se nuk ishte lajmeruar per kete mbledhje. Nuk eshte me problem perjashtimi nga partia. Problem ishte kur te perjashtonte partia e Enverit e jo kjo e Edvinit. Kjo e fundit madje te ben nder kur te perjashton. Te ben nder sepse provon faktin qe per te qene ne te duhet te jesh ose ndertues ose servil ose maskara ose pa alternative. Une fatmiresisht nuk plotesoj asnjerin prej ketyre kritereve. Une kam qene dhe jam kritik ndaj sjelljeve politike te Edi Rames dhe ndertuesve servile te tij sepse nuk jane me as alternative e as shprese per socialistet dhe te majten. Ata mashtrojne nga mengjesi ne darke por te ruajtur interesat e pushtetit te tyre te korruptuar u shpreh Manjani.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›