E Diel, 1 Nëntor 2026

“Asambleja u keqpërdor, një ndarje e tillë e deputetëve në qarqe ngre shumë pikëpyetje”

30-01-2012 / Gazeta 55

Erion Braçe reziston

Pas dy kërcënimeve mediatike të mercenarëve të Ramës ndaj kritikëve të vendimit të fundit të asamblesë kombëtare të PS, për delegimin e anëtarëve të kryesisë në 12 qarqet e vendit, ka ardhur dhe reagimi i deputetit të shpallur “rebel” tashmë, Erjon Braçe.
Deputeti i Beratit paralajmëron edhe njëherë se s’do e lëshojë zonën e tij tradicionale për qarkun e Korçës.
Sipas tij, Berati s’meriton të përfaqësohet nga elementë që u zgjodhën me laps, duke nënkuptuar këtu emërimin e pritshëm të Erion Veliajt dhe Fidel Yllit në krye të grupit të punës për qarkun e Beratit.
“Të dy mbrojnë me forcë madje deri në shpërdorim, një listë se kuptoj përse e quajnë vendim-me emrat e anëtarëve të Kryesisë të deleguar në KZAZ në qarqe të ndryshme. Është shumë interesante kjo! Deri më sot unë nuk kam folur me emra por disa emra janë bëre publik duke folur vullnetarisht për këtë çështje. Jam i bindur se edhe disa të tjerë do e bëjnë. Po i pres”, u shpreh Braçe.
“Pra ata janë deleguar në atë qark ku kanë edhe zonat e tyre elektorale. Ata janë shembull përse ajo listë e lexuar, vetëm e lexuar, në Kryesi nuk është parimore, por më shumë është e padrejtë, e pabarabartë dhe joproduktive”, tha deputeti Erjon Brace.
Ai ka përsëritur sërish vendosmërinë për të përfaqësuar deri në fund zgjedhësit e tij në qarkun e Beratit, duke deklaruar gjithashtu se nuk intereson se në cilën zonë elektorale do jetë në 2013.
“Jam i interesuar të respektoj njerëzit që më kanë votuar, socialistët që më kanë mbështetur, tani! Jo kur ka zgjedhje! Ndaj nuk i braktis që të mbaj vendin në kryesi”, tha ai.
Deputeti Erjon Braçe është i pari anëtar kryesie që ka kundërshtuar vendimin e PS-së për qarkullimin e të gjithë anëtarëve të saj si të deleguar në qarqet e vendit për çështjet e partisë dhe programit politik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›