Asanzh: Armiku ynë teknologjik? Jo SHBA-ja, Kina

“Armiku teknologjik i Wikileaks nuk është SHBA-ja, por Kina. Kina ka teknologji agresive dhe shumë komplekse në parandalim. Në këtë vend ne po luftojmë për arritur tek të dhënat. Aktualisht ka disa rrugë që kinezët të arrijnë tek faqja jonë”, deklaroi Asanzh për revistën angleze "New Statesman".
Ndërsa lidhur me ushtarin Bradly Manning, i cili akuzohet se ka shkaktuar rrjedhjen e dokumenteve nga SHBA-ja, Asanzh theksoi se nuk e ka dëgjuar këtë emër para se të përmendej në shtyp.
Asanzh theksoi se nëse i ndodh gjë atij ose Wikileaksit, do të fillojë me njëherë publikimi I dokumenteve të ashtuquajtura “dokumente sigurimi”. Ai theksoi se nuk disponon dokumente vetëm në lidhje me qeverinë e SHBA-ve por edhe për manjatët mediatikë si Rupert Murdoch dhe kompaninë e tij mediatike.
Australiani 39-vjeçar, do të paraqitet para gjyqit me datë 7-8 shkurt, ku do të luftojë kundër ekstradimit në Suedi, ku akuzohet për përdhunime dhe ngacmime seksuale.
/Start/F.Prroni/
2011-01-14 17:44
[