Rama: Meta u largua për shkak të presionit

Rama ftoi edhe një herë qytetarët në protestën e 21 janarit, duke theksuar se dita e 21 Janarit është dita për të gjithë qytetarët që nuk duan ta mbajnë në kurriz këtë turp.
Ai shtoi se qeverisja e drejtuar nga Berisha duhet të largohet dhe se për shqiptarët do të jetë turp nëse ata nuk do të reagojnë ndaj kësaj që po ndodh. Rama ftoi qeverinë të japë dorëheqjen, ndërsa shtoi se deklarata e Berishës se videoja është montazh është një "përpjekje e re për të vënë nën presion Prokurorinë". Kreu socialist, akuzoi gjithashtu qeverinë se po bën presion mbi medien e lirë.
“Ftoj qeverinë të japë dorëheqjen dhe ju ftoj të gjithëve në 21 janar të protestojmë kundër llumit të qeverisë që grabit popullin përditë. Saliu, ditën e sotme ishte adresuar tek televizioni “Top Channel”, duke dhënë sinjale për drejtorin e këtij televizionin dhe të “Fiks Fare”, Filip Çakulin. Ne e konsiderojmë këtë gjuhë si kërcënim”, - ndërsa shtoi se deklarata e Berishës se videoja është montazh ishte një “tjetër tallje dhe përpjekje e re për të vënë në presion prokurorinë”. /Start/
2011-01-14 19:01
[