E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asetet e bankave, rritje vetëm 1.2 për qind më 2009

Analiza

Veprimtaria e sistemit financiar shqiptar vijoi të zgjerohej gjatë vitit të kaluar, por rritmi i rritjes qe më i ulëti i shënuar në një dekadë, bën të ditur Banka e Shqipërisë në një analizë për gjendjen aktuale ekonomike të vendit.

“Vlera e mjeteve të sektorit bankar u rrit në 886.3 miliardë lekë, me një rritje nominale vjetore prej 6.3 për qind, ose rritje reale prej 1.2 për qind, kundrejt fundit të vitit të vitit 2008”, thotë BSH. Ecuria e burimeve financiare, e të ardhurave dhe e kapitalit të sistemit financiar, u ndikua prej krizës financiare ndërkombëtare dhe ndikimit të saj në ekonominë reale të vendit. Në sektorin bankar, rënia e depozitave të publikut u ndërpre në fund të tremujorit të parë, dhe rikthimi i tyre në banka ka vijuar me ritme të qëndrueshme gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit 2009. Rritmi i ulët i shtimit të aseteve u shoqërua edhe me ngurrim të bankave për të shtuar stafin e vet. Bankat kanë shtuar të punësuarit me deri 1 mijë vetë në vit gjatë dekadës së fundit, duke krijuar lehtësim për të rinjtë që mbaruan studimet në ekonomi gjatë kësaj periudhe. Por në 2009, të punësuarit u shtuan me vetëm 50 vetë, ndërkohë që numri i të diplomuarve në ekonomi qe disa herë më i lartë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›