Mbërrin në Shqipëri gjiganti i hipermarketeve Carrefour

Marrëveshja parashikon hapjen në formën e ekskluzivitetit të këtyre hiper dhe supermarketeve dhe në vende të tjera të rajonit si Slloveni, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, (FYROM), - Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Serbi dhe Mal të Zi.
Dy kompanitë e grupit Carrefour, Carrefour Marinopulos dhe Dia Hellas do të funksionojnë tani e tutje në një ombrellë pas shkrirjes së Dia Hellas dhe zëvendësimit me Carrefour Marinopulos dhe Carrefour Express.
Mësohet se 60 për qind të kompanisë së re do ti përkasin Marinopulosit dhe 40 për qind do ti ketë Carrefour Marinopulos.
Shitjet e grupit në Greqi për vitin 2009 ishin 2.83 miliardë euro duke shënuar rënie me 3.4 për qind krahasuar me vitin 2008.
Kurse për tre muajt e parë të vitit në vazhdim, në 676 milionë euro llogariten shitjet e grupit në Greqi.
Në kompaninë e re do të bëjë pjesë edhe Carrefour i Bullgarisë që sot i përket në masën 80 për qind kompanisë Carrefour Marinopulos dhe 20% tek Carrefour SA.
n.s/NOA