Asgje nuk eshte rastesi
Asgje nuk eshte rastesi Nuk eshte rastesi qe ata qe te krijuan ty si shtet kurre nuk paten privilegjin per te drejtuar ty me mencurine drejtesine dedikimin kurajon dhe ndershmerine qe i karakterizonte. Ti nuk preferove qe te udhehiqeshe nga figurat e ndritura qe te krijuan ty por preferove qe te drejtoheshe nga bashibozuke injorante dhe haxhiqamilsat. Bile shume nga ata qe ty te dhane jeten ti ua more jeten edhe shpirtin.
Nuk eshte rastesi qe ne nje kohe kur bota pergatitej per te larguar mbreterit ti pergatiteshe per te pjelle nje mbret fallco dhe matrapaz qe do te tregtonte dhe shnderronte vendin ne nje placke per interesa te familjes dhe klaneve te tij. Ti preferove nje mbret matrapaz dhe medioker largove dhe vrave figura mendjendritura si Fan Noli me mbeshtetesit e tij.
Nuk eshte rastesi o populli im qe u udhehoqe per 45 vite me radhe nga nje regjim komunist qe vetem vriste edhe priste kedo kundershtar qe i dilte para. Bijve te tu me te mire ti u hengre koken dale-ngadale permes intrigave kurtheve dhe pabesive te ngritura nga kusaret shejtanet dhe injorantet qe ti vure ne krye.
Nuk eshte rastesi qe ne vitin 1990-e ti nuk rrezove sistemin komunist por e riciklove ate permes metodave tejet te sofistikuara mafioze dhe puciste te ideuara nga kupola komuniste dhe te zbatuara nga pasardhesit e tyre shpirteror. Ti preferove qe te udhehiqeshe nga bashibozuke injorante dhe haxhiqamilet pasardhes te devotshem te regjimit komunist dhe syrgjynose dhe vrave ata qe luftuan me mish e shpirt per demokracise dhe drejtesine sociale.
Nuk eshte rastesi qe pushteti Berishist pas rrezimit te regjimit komunist i shembellente nje regjimi te ri diktatorial ku vjedhja e prones dhuna dhe eliminimet fizike te kundershtareve u kthyen ne norme. Nuk eshte rastesi qe ne vitin 1997-e presidenti neokomunist Sali Berisha ishte i gatshem te bombardonte dhe te vriste protestuesit edhe popullin e pafajshem ne jug te vendit. Nuk eshte rastesi qe kjo qenie e pashpirt me emrin Sali Berisha ishte e gatshme te fuste popullin ne nje lufte civile per hir te pushtetit te tij.
Nuk eshte rastesi qe kjo krijese e cmendur dhe perverse ngahere mobilizon popullin e tij per tu perfshire ne antimitingje dhe vellavrasje. Nuk eshte rastesi qe Sali Berisha deklaronte vjet se ishte i gatshem te pergatiste qindra funerale te reja per opoziten dhe popullin e pafajshem.
Ndaj sot e them me plot goje se nuk ka asgje te rastesishme ne masakren e 21 janarit kur Sali Berisha Ilir Meta dhe Lulzim Basha hapen zjarr mbi popullin demonstrues duke vrare dhe plagosur njerez te pafajshem me shpirt demokratik ne te njejten menyre sic behet edhe ne Iranin e larget te Ahmadinexhadit. Mos u habisni Sali Berisha dhe banda e tij ishin te gatshem te organizonin shume me shume funerale nga sa organizuan dje.
Berisha Meta dhe Basha jane krijesa mafioze skizofrenike dhe perverse qe duhen larguar sa me pare me cdo mjet e kusht per te evituar organizimin e funeraleve te metejshme. Ata jane krijesa qe nga mbreti matrapaz dhe medioker kane marre instinktin e shitjes se interesave te popullit dhe vendit per interesa te pushtetit dhe eliminimin mafioz te kundershtareve te tyre dhe nga diktatori komunist kane marre instinktin e te qenit agresiv dhe barbar deri ne ate pike sa do te paralizonin cdo ndjesi apo princip human.
Nuk eshte e rastesishme qe ti o popull u ngrite vrullshem dhe forcerisht ne vitin 1997-e pasi Shqiperia akoma vazhdonte te kishte brenda nje plage te vjeter qe duhej pastruar dhe sheruar perfundimisht. Por nuk eshte rastesi qe perseri aspirata e tua per demokraci dhe drejtesi u manipuluan ne menyre djallezore nga ajo klase politike e cila beri te mundur riciklimin e Sali Berishes ne politik ashtu sic u be i mundur riciklimi i neokomunisteve ne vitin 1990-e.
Nuk eshte rastesi qe ti o populli u ngrite vrullshem dhe forcerisht ne 21 janar pasi plaga e vjeter vazhdon te mbaje te semure dhe te acaron vazhdimisht. Semundja eshte shume e rende dhe ka kapur cdo kapilar te shoqerise dhe politikes perfshire sistemin e ndjesive dhe logjikes. Kjo semundje ka kapur mediat dhe intelektualet opinionistet dhe simpatizantet politikanet dhe jopolitikanet. Edhe kjo nuk eshte rastesi.
Ajo eshte nje loje e ndyre qe orkestrohet nga tentakulat e pushtetit te hedhura mes nesh me qellim per te shkaterruar cdo princip norme dhe vlere qe mbane gjalle dhe te bashkuar nje shoqeri. Keto mostra te quajtur intelektuale dhe opinioniste kane marre udhezimet nga pushteti per te shkaterruar cdo ndjesi dhe vleresim mbareshoqeror mbi ate cka perben te drejten te verteten moralen dhe te miren.
Sot ti o populli im je shnderruar nga keto mostra dhe shejtane ne nje entitet pa moral rregulla norma vlera baze dhe kohezion social. Sot cfare eshte e moralshme per njerin nuk eshte per tjetrin cfare eshte e drejte per njerin nuk eshte per tjetrin cfare eshte e vertete per njerin nuk eshte per tjetrin cfare eshte vjedhje per njerin nuk eshte per tjetrin cfare eshte vrasje per njerin nuk eshte per tjetrin kush eshte kriminel per njerin nuk eshte per tjetrin kush eshte hajdut per njerin nuk eshte per tjetrin cfare eshte diktature per njerin nuk eshte per tjetrin cfare eshte dhimbje per njerin nuk eshte per tjetrin.
Sot ti o populli im ke humbur ndjesine mbi te drejten te verteten moralen dhe demokratiken. Sot primitivizmi dhe kafsheria kane pushtuar boten tende humane aq sa per nje rroge apo post te qelbur shnderrohemi ne bisha dhe qenie te pashpirta dhe nuk na beje me pershtypje dhimbjet dhe vuajtjet e te tjereve.
Sot shikoje media analiste intelektuale te pashpirt dhe te pavlere qe belbezojne dhe vjellin vrer mbi cdo gje qe kercenon pozitat e tyre te mercenarit te pushtetit. Keto dite kam degjuar dhe lexuar analiste dhe intelektuale qe nuk kane asgje humane dhe aq me teper intelektuale ne boten e tyre.
Kam degjuar dhe lexuar analiste dhe intelektuale qe rrine veshur me kostume dhe kollare por qe ne brendesi te tyre jane bosh dhe pa kurrfare vlere intelektuale dhe njerezore. Kam degjuar dhe lexuar analiste dhe intelektuale mostra dhe te djallezuar dhe injorante qe sulmojne popullin protestues dhe viktimat e pafajshme dhe mbrojne mafien e pushtetit Berisha-Meta. Kam degjuar dhe lexuar analiste dhe intelektuale mjerane dhe zorzope te shnderruara ne prostituta dhe sherbetore te djallit injorances dhe se keqes.
Kam degjuar dhe lexuar analiste dhe intelektuale qe mund te konsiderohen jashteqitje te shoqerise dhe kurrsesi truri apo paria e saj. Nuk po ju tregoje asgje te re pasi kam shkruar shume per mediat dhe intelektualet tane deshtake primitiv dhe mostra te cilet ngahere behen prostituta te pushtetit te radhes dhe kurre nuk kane luftuar per te verteten te drejten dhe te miren e popullit te tyre.
Demonstrata e 21 janarit ishte thjesht nje reagim qe krijohet kur perpiqesh te pastrosh nje plage te vjeter qe ka grumbulluar shume qelb dhe qe shkakton ne menyre te vazhdueshme viruse dhe shume dhimbje.
Por me shume sesa me politiken kjo demonstrate ka te beje me shoqerine shqiptare. Dialektika e fuqishme politike ka nxjerre ne drite problemet serioze qe ka shoqeria per sa i perket ndjesive dhe perceptimeve qe kane kapilaret e shoqerise mbi moralen te drejten te verteten te miren dhe demokratiken.
Ajo beteje qe nisi me 21 janar DUHET te vazhdoje deri ne rrezimin jo vetem te ketij pushteti mafioz dhe monstruoz por deri ne pastrimin e plote te shoqerise sone nga mentaliteti diktatorial dhe metodat primitive pseudointelektuale dhe antidemokratike te cilat shkaterrojne moralin dhe vlerat e shoqerise sone. Gjaku i derdhur i Faikut Ziverit dhe Hekuranit eshte detyrimi yne moral e njerezore dhe nderi i gjithsecilit per te cuar deri ne fund kauzen per te vilen ata dhane jeten. Ju prehte shpirti ne paqe vellezerit e mi