E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky regjim na ka ne dore

Lexoja sot ne gazeten Shekulli se ne lojen e manipulimit te ngjarjes eshte futur dhe nje mjek i spitalit ushtarak me emrin Sami Koceku. Ky ka qene i pari qe ka thene se te vraret jane qelluar nga afer.


Me pas doli qe ka genjyer. Ishte deklarata qe i duhej qeverise sepse bash mbi kete deklarate u ngrit akuza e cmendur protestuesit jane vrare nga protestuesit. Mund te mendohet se mjeku aq ka ditur aq ka thene por mund te mendohet dhe tjetra mjeku ka bere deklarata te gatuara ne guzhinen e pushtetit e ne te mire te pushtetit. Duhet te besojme vertet kete te fundit Une e besoj.


Pse tmos e besoj Berisha ka ne dore gjithcka ka te gjitha institucionet dini ndonje institucion qe mund ti dale kunder Keto dite po provon prokuroria te ece ne nje rruge te veten ligjore por te shohim deri ku do te ece edhe mund te kthehet nga rruga ka policine ka garden e Republikes E Republikes


fare shakaje ka televizionin TVSH ka kreun e Kuvendit e keni pare se cmall kemi atje ne krye te Kuvendit ka presidentin nuk eshte se e ka por puna eshte se ai nuk eshte ka mjekun ligjor ka ambasadorin amerikan ka Doris Pack-un ka dhe intelektualet e vet qe e bejne te bardhen te zeze ka partite e Kosoves partite shqiptare te Maqedonise e keshtu me radhe. Te gjitha keto institucione autoritete instanca entitete perbejne masen opake qe mund te fshehe e rrethoje cdo krim te pushtetit.


E dini cmendoj Keta mund te vrasin kedo. Ketij pushteti mund tia jape ne koke te me vrase mua fjala vjen Larg qofte pasi me pelqen te jetoj. Shume. dhe - tani po vijoj ne stilin e Pellumb Kulles - ma shpif qysh tani situata me shume se sa vdekja ku nje doktor i spitalit ushtarak do te thote se une kam pesuar aksident ngaqe kam qene i dehur ku nje doktor tjeter forensik do te thote te njejten gje qe ne fakt e ka thene perpara tyre vete policia ku Lul Basha do te thote se hetimi i rrethanave vazhdon por deri tani na rezulton nje aksident banal ku Ben Imami do te hedhe idene se kete e ka bere Andrea Stefani ku Berisha do te thote se ka derguar ne vendngjarje policet e gardistet me te mire dhe se po pergatit nje funeral jo madheshtor ku ambasadori amerikan do te denoncoje dhunen e ushtruar nga une kunder policise ne daten 21 janar dhe ku ne mbremje ne Opinion do flitet per mua apo me rren menja dhe ku dyshimet e Mero Bazes se krimi eshte i bere nga familja Berisha do te hidhen poshte me perbuzje nga Fatos Lubonja i cili nuk do duroje dot qe familja Berisha te pergojohet e te baltoset kot me kot edhe per nje aksident te cilin - keshtu do thote - policia antiplebe e ka zbardhur tanime do ti shkoje mendja per te vecuar ne debat e siper faktin se Much Nanos i jane gjetur ne xhep 2o mije leke dhe kjo shume cuditerisht eshte po aq sa kane marre protestuesit ne dt. 21.


He nuk eshte me mire te te haje gjerba a qimja se sa te vdesesh ne kete menyre Me qe ra fjala nuk eshte se dua te ndjell vdekjen time. Perseris e dua jeten shume. Me siguri Berisha me gardistet e vet do ta marrin ne konsiderate kete dashuri timen per jeten. Inshallah

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›