Asgjë nuk ndryshoi

Përfaqësues të opozitës në vend kanë deklaruar se ndryshimet në Qeverinë e Kosovës nuk çojnë drejt ndryshimeve pozitive në vend, derisa disa prej tyre kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Nënkryetar i AAK’së, Ahmet Isufi, ka thënë se ndërrimet në Qeveri nuk janë premtuese për ndryshime pozitive, ndërkaq ka kërkuar edhe njëherë zgjedhje të parakohshme në vend.
“Kjo qeverisje nuk garanton asgjë përveçse një imazhi edhe më të keq sesa që e ka pasur deri më tani”, ka thënë Isufi.
Nënkryetar i AKR’së, Ibrahim Gashi, ka vlerësuar se riformatizimi është më shumë produkt i marrëveshjeve në mes të partnerëve politikë për të shpërblyer njerëzit që kanë qenë më të vyeshëm për partitë e tyre.
“AKR mendon është se është herët të flitet se a kanë qenë këto ndryshime të duhura apo jo”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq, Kryetari i LDD’së, Nexhat Daci, ka deklaruar se ndryshimet mund të priten vetëm nëse thirren zgjedhjet e parakohshme.
“Porosia është e qartë, mbetet e njëjta politikë, mbetet e njëjta sjellje dhe nuk mund të presim ndryshime pozitive”, ka deklaruar Daci.
Në anën tjetër, ministrat e rinj në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se ndryshimet në qeveri janë normale, përderisa janë zotuar se do të angazhohen për të punuar më shumë në dikasteret që kanë marrë.
Besim Beqaj, Ministër i Integrimeve Europiane, ka deklaruar se prioritet për të do të jetë bashkëpunimi me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.
“Integrimi është orientim i të gjitha shteteve të rajonit, është një sfidë e madhe, sigurisht që me energji dhe me bashkëpunimin, të cilin ne do të ndërtojmë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, do të mundësojmë që qytetarët e Kosovës të jenë më afër integrimeve”, ka thënë Beqaj.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, ka deklaruar se emërimi i tij mbi të gjitha është përgjegjësi.
Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, ka thënë se një ndër shtyllat kryesore për funksionimin e një shteti demokratik është sundimi i ligjit, duke shtuar se fatkeqësisht në lidhje me këtë fushë ka pasur disa vërejtje që janë bërë në Kosovë.
Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri, ka thënë se reformat janë gjithmonë një tregues i vitalitetit të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, pavarësisht faktit se, sipas saj, vlerësimi për punën e gjeneratës së ministrave, të cilët janë shkarkuar nga detyra ka qenë vlerësim shumë i mirë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pohuar se do të vazhdojë prioritetet që ka pasur paraardhësi i tij, ish-Ministri Zenun Pajaziti.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Agim Çeku, riformatimin e Qeverisë së Kosovës, të paralajmëruar disa muaj më herët, e ka quajtur përfundim të radhës së telenovelave të qeverisë, të cilave tashmë sipas tij iu ka humbur edhe kuptimi.
Në një konferencë për media të enjten, Çeku ka thënë se me këto ndryshime u ‘vërtetuan” deklaratat e tija sa ka qenë kryeministër i Kosovës se, ‘nuk është kryeministri ai që bën ndryshime në Qeveri, por ministrat i vendos dhe i shkarkon partia politike nga cila vijnë’.