E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmi i ministrisë

Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë e informuar me kohë nga Qeveria zvicerane së do ta shkëpusë marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kosovën. Në vend që të merret me këtë çështje, kjo ministri ka zgjedhur heshtjen.

Shkëputja e kësaj marrëveshjeje për pensione ka prekur 170 mijë kosovarë që jetojnë në Zvicër. Saktësisht, shkëputja e kësaj marrëveshjeje u ndalon pensionistëve invalidorë marrjen e pensionit me qëndrim në Kosovë. Gjithashtu u ndalon edhe shtesat për fëmijë.

E Ministria e Punëve të Jashtme për këtë çështje nuk ka informuar as Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si ministri kompetente për marrëveshjet me shtetet e ndryshme rreth pensioneve. Këtë e konfirmon edhe Behxhet Gaxhiqi, këshilltar në këtë ministri, sipas të cilit vetëm pasi është shkëputur marrëveshja Ministria e Punës ka marrë vesh.

“Ne si ministri s’kemi qenë të informuar. Se do të shkëputet marrëveshje ka qenë e informuar Ministria e Jashtme, e cila nuk na ka njoftuar”, ka thënë Gaxhiqi.

Si pasojë e kësaj, ai thotë së vetëm pas anulimit të marrëveshjes, Ministria e Punës është mobilizuar dhe ka krijuar edhe komisionet për negociatat me Qeverinë zvicerane.
Nga ana tjetër, nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Për Vlora Çitakun, zëvendësministre e kësaj ministrie, edhe pse në pyetje është Qeveria e Zvicrës, kjo çështje nuk është politike dhe se ajo nuk mund të flasë.

“Unë nuk mund të flas për çështje që nuk janë politike”, tha Çitaku për Express.

Edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, thotë së përkundër faktit së institucionet janë njoftuar për anulimin e marrëveshjes, ka pasur neglizhencë nga ana e tyre.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›