Radha e Kuvendit

Riformatizimi nuk ka përfunduar të mërkurën me ndërrimin e gjashtë ministrave nga ana e Kryeministrit Hashim Thaçi.
Ky term, madje edhe sipas Thaçit, vetëm sa ka filluar të përdoret për të ndryshuar emrat në ekzekutiv dhe institucionet tjera.
Organi më i lartë shtetëror, legjislativi, pritet që në një të ardhme të afërt të rifreskohet me emra të rinj.
Paraqitja e kërkesës së katër zyrtarëve të lartë të PDK’së te shefi i tyre, për t’i liruar nga njëra pozitë (deputet ose ministër), dëshmon fillimin e riformatizimit në Kuvendin e Kosovës.
Moslargimi i Hajredin Kuçit, Fehmi Mujotës, Adem Grabovcit dhe Memli Krasniqit nga Qeveria, de fakto, tregon se shumë shpejt ata do t’ua lirojnë ulëset e deputetëve kolegëve të tyre të PDK’së që janë në radhë për deputetë, sipas listës së Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2007.
Ky hap pritet të merret shumë shpejt pas riformatizimit të zëvendësministrave, disa prej të cilëve pritet të ndërrojnë resor e disa prej tjerëve edhe mund të largohen.
“Si rrjedhojë e riformatizmit të Qeverisë dhe sipas kërkesës së një grupi të deputetëve të cilit i përkas edhe unë, që kemi pasur pozita në ekzekutiv dhe pas vendimit të Kryeministrit për pozicionimin tonë në Qeveri, do të ketë risi në Grupin Parlamentar të PDK’së. Deputetët që do t’i dorëzojnë mandatet do t’u krijojnë mundësi deputetëve të rinj për të marrë përgjegjësi të reja. Por, besoj se kjo nuk do të ndryshojë shumë punën në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Memli Krasniqi, anëtar i Kryesisë së PDK’së.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...