E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjesohen 8 parcela me hashash, asnjë i ndaluar

Shkodër-Fshatrat e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe kanë qenë në qendër të një operacioni antikanabis të zhvilluar sot nga policia.

Në bazë të të dhënave dhe pas vrojtimeve në terren, policia ka asgjësohen 5860 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të identifikuara në fshatra të komunave Postrribë e Shkrel në rrethet Shkodrë e Malësi e Madhe.

“Fillimisht janë identifikuar 3960 rrënjë kanabis sativa, të ndara në 7 parcela, në fshatin Ura e Shtejtë, të Komunës Postrribë”- thanë burimet policore. Ndërsa në fshatin Xhaj, të komunës Shkrel, nga kontrolli i ushtruar, u zbulua 1 parcelë e mbjellë me 1900 rrënjë bimë canabis sativa.

Këto bimë ishin të mbjella në tokë të shpyllëzuar pa pronar të ligjshëm dhe pasi janë shkulur janë asgjësuar me anë të djegies.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›