E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet betonierja, plagosen rëndë dy persona

Elbasan- Rrëzohet betonierja dhe për pasojë aksidentohen rëndë dy shtetas. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Gramsh-Elbasan, në fshatin Cerunjë.

Sipas burimeve të policisë, Astrit Kamami, 35-vjeç, me banim në Cërrik ishte duke drejtuar automjetin betoniere me targë EL 7568 B dhe në rrugën e fshatit Cerunjë ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë.

“Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i automjetit dhe shtetasi D.C, 16-vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në automjet”- thanë burimet e policisë.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit. Por duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore ata janë transportuar për në Tiranë. Sipas mjekëve Astrit Kamami dhe 16-vjecari janë në gjendje të rëndë për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›