E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjesohen dy parcela me hashash në Krujë. Policia gjen arsenal armësh

agjesohen-kanabisKrujë- Policia tha se ka zbuluar dy parcela me kanabis në fshatin Vrion të Krujës.

Sipas uniformave blu lënda e paligjshme ishte mbjellë në një luginë të mbuluar nga pyjet në zonë.

Ndërkohë bëhet me dije se forcat speciale po punojnë për asgjësimin e kanabisit.

Sakaq mësohet se kanë kontrolluar edhe banesës e familjes që ka në pronësi tokën ku është gjetur lënda ilegale.

Policia thotë se në banesën e pronarëve ka sekuestruar një armë zjarri e disa granata. Aksionet vijojnë edhe në jug të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›