E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me armë 26-vjeçarja në Fier, policia në kërkim të autorit

Ambulanca Fier- Një 26-vjeçare ka mbetur e plagosur mesditën e së premtes me armë zjarri në qytetin e Fierit.

Sipas policisë e plagosura me iniciale S.K është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku mjektët thonë se është në gjendje të rrezikshme për jetën.

Ndërkohë Policia e Fierit ka identifikuar autorin e krimit dhe ka nisur kërkimet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Sipas policisë ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen Kastrioti të Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›