AKIP: Qeveria e re të mos miratojë asnjë ligj që lejon importin e mbetjeve
Tiranë- Qeveria e re nuk duhet të miratojë asnjë ligj që lejon importin e mbeturinave në vendin tonë. Ka qenë kjo deklarata e Aleancës kunder Importit të Plehrave, AKIP e cila tha se qeveria e majtë duhet të mbajë premtimet, sepse lejimi i importit të mbetjeve është shkelje e vullnetit të elektoratit.
Çdo vendim do të binte ndesh me vullnetin e elektoratit,-tha AKIP-i.
Referendumi për ndalimin e importit të mbetjeve do të mbahet më 22 dhjetor të këtij viti. Kjo është data e drekretuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, referendum i cili synon shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 Për menaxhimin e integruar të mbetjeve.