E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashensorë për QSUT-në, Vasili: Shmangin vonesat

Tashmë nuk do të jenë barrelat mundësia e vetme për të transportuar të sëmurët nëpër pavione të ndryshme në QSUT, por në vend të tyre do të ketë ashensorë.  Sipas ministrit të shëndetësisë Petrit Vasili këto mjete transporti shmangin vonesat e panevojshme.
 

Në qendrën spitalore “Nënë Tereza” jane vendosur 6 ashensorë të rinj. Ky investim me vlerë reth 260 milionë lekë të reja është fokusuar në spitalin pediatrik ku janë instaluar 2 ashensorë, si dhe në spitalin e sëmundjeve të brendshme.

Ndërsa tek spitali i neurologjisë dhe i kirurgjisë së përgjithshme janë intaluar nga një ashensor. Sipas ekspertëve këto mjete transpoti mund të përballojnë një fluks deri në 300 persona në orë për ashensorë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›