E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohet numri i shtatanikëve, mjekët: Shkak ndotja

Mund të duket e habitshme por në Shqipëri po shtohet numri i shtatanikëve, ose siç njihet ndryshe fëmijë të lindur para kohe. Vetëm në në maternitetin e ri të dhënat janë alarmante sepse në 100 lindje, 9 prej tyre janë lindje të parakoheshme. Ndërsa në rritje është edhe numri i foshnjave të lindur me deformime.
 

Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” përpara këtij fakti shqetësues ka edhe përgjigjen se kush është shkaktari i këtij fenomeni.
Në profesionin e mjekes Moisiu rekomandon shmangien e disa ushqimeve për nënat shtatëzënë dhe në anën tjetër i apelon ato të mos lëvizin gjatë piku të trafikut ku ndotja nga karburantet është e lartë.
 

Të dhënat tregojnë se gratë shtatëzëna të cilat jetojnë në qytete të mëdha dhe ato industriale si Tirana, Elbasani dhe Kruja kanë 3 herë më shumë riskun të lindin përpara kohe për shkak të ndotjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›