E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fox dashuri e paster ne publik

Është gjithmonë diçka e bukur të shikosh yjet e Hollivudit në spontanitetin e tyre, sidomos kur ke parasysh falsitetin e pasarelave dhe buzëqeshjet e përhetshme të tapeteve të kuq.

Megan Fox u fotografua duke i kërcyer bashkëshortit të saj Brian Austin Green në qafë, me shumë dashuri dhe dëshirë, ndërsa ndryshe nga herët e tjera këtë herë kishte veshur vetëm tuta sportive.

Çifti u lidh në martesë gjatë qershorit, në një ceremoni të zhvilluar në Hauai. Ndërkohë, Fox është shfaqur veçanërisht e dobësuar kohët e fundit.

Një mike e saj deklaroi për revistën Now: “Ka humbur nga një kile në secilin prej tetë muajve të fundit dhe dëshiron të dobësohet ende. Mendon se kjo paraqitje e re do ta ndihmojë që ta marrin më seriozisht si aktore. Asaj i pëlqejnë rolet dramatike dhe mendon se pjesë më të harkuara të trupit do ta ndihmonin të kishte më tepër sukses”.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›