E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashpërsohet beteja në pushtetin vendor, Prefekti i Korçës kthen buxhetin

prefekturaPas bashkimit të PS-së me LSI-në, tashmë është duke u zhvilluar një betejë e egër edhe në pushtetin vendor.

Marrja e shumicës në Këshillat Bashkiake pothuajse kudo nga ana e të majtëve, ka bërë që mazhoranca të reagojë.

Kështu, Prefekti i Korçës ka vendosur që të kthejë mbrapsht buxhetin e miratuar nga ana e Këshillit Bashkiak.

Prefektura e ka argumentuar kthimin mbrapsht të buxhetit duke thënë se është shkelur ligji në dy momente: në përcaktimin e pagave të vendoreve, si dhe kuotës që duhet derdhur në Këshillin e Qarkut. Por, këshilltarët e majtë shprehen se kthimi i buxhetit është bërë vetëm për motive politike./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›