Ish pronarët, ulet fondi për kompensimin
Fondi i pronave preket nga ndryshimet në ligjin për të ardhurat
Qeveria do të shkurtojë fondin e vënë në dispozicion për kompensimin e ish pronarëve. Ndërhyrja e fundit e qeverisë në ligjin për fondin special për kompensimin e pronave që pritet të shqyrtohet nga Kuvendi parashikon që përqindja e të ardhurave që vijnë nga shitja e pasurive shtetërore të jetë; jo më e fiksuar në nivelin 65 për qind të të ardhurave por e variueshme nga 20 deri në 65 për qind.
Kompensimi
Fondi special për kompensimin e pronarëve, përveç të ardhurave nga buxheti i shtetit apo transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, ka si zë tjetër të ardhurash edhe paratë që merren nga shitja në ankand e pasurive shtetërore. Me ligjin aktual, nëse shitet një pasuri shtetërore, rreth 65 për qind e vlerës shkon si fond për kompensim. Ndërkohë që me vendimin e fundit të miratuar në qeveri bëhet edhe ndryshimi ku përqindja që mund të shkojë në fondin e kompensimit fillon nga 20 për qind në 65 për qind të vlerës së shitjes së objektit, në varësi të shlyerjes që bëhet me lekë.
Bonot
Ky ndryshim vjen në një kohë kur qeveria ka shtyrë afatin e përdorimit të bonove të privatizimit deri në fund të vitit 2014, që do të thotë se privatizimet apo shitjet e pasurive publike mund të bëhet në një masë të caktuar edhe me bono privatizimi. Nga ana tjetër, me ndërtimin e regjistrit elektronik të tokave, qeveria ka deklaruar si prioritet kompensimin fizik të pronarëve kundrejt kompensimit financiar.
Ulet fondi
Fondet e qeverisë për kompensimin në vlerë të ish pronarëve, do të vijnë në ulje nga viti në vit. Ministria e Financave ka parashikuar që për vitin aktual 2013, fondi për kompensimin e ish-pronarëve të jetë 1.8 miliard lekë, ndërsa për 3 vitet e ardhshme 2014-2016, ky fond do të ulet në 1.3 miliard lekë. Fondi special për kompensimin e pronave u krijua në shkurt të vitit 2010. Në këtë fond përfshihen të ardhura nga buxheti i shtetit, nga shitja n ankand e pasurive shtetërore n masn 65 % e vlers s shitjes pr objektet dhe n masn 100 % t vlers s shitjes pr truallin, të ardhura të arktuara nga individët në emër të të cilëve legalizohen parcelat ndërtimore; t ardhura t krijuara nga vetë AKKP gjatë procesit të tjetërsimit të sipërfaqeve shtetërore; t ardhura t tjera q sipas ligjeve t veçanta apo akteve nnligjore, kalojn pr llogari t fondit t kompensimit t pronave; t ardhura nga donator t ndryshm.
Përfituesit
Subjekte prfituese t ktij fondi nuk jan vetm subjektet e shpronësuar q kan fituar t drejtn pr kompensim sipas ligjit nr.9235/2004 “Pr kthimin dhe kompensimin e prons”, por dhe pronart q kan fituar t drejtn pr shprblim sipas ligjit nr.9482/2006 “Pr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndrtimeve pa leje”, n varsi t t ardhurave t arktuara nga transferimi i pronsis s parcelave ndërtimore.
1.8
miliard lekë do të jetë fondi për kompensimin e ish pronarëve për vitin 2013
1.3
miliard lekë është parashikuar të jetë fondi i kompensimit për 3 vitet e ardhshme 2014-2016.
65 %
e të ardhurave nga shitja n ankand e pasurive shtetërore ishin parashikuar të shkonin në fondin e kompensimit të ish pronarëve, tashmë niveli i këtyre të ardhurave është ulur në 20 %