E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashpersohet konflikti mes Turqise dhe kurdeve

Gjate nje sulmi te kryengritesve kurde me i rendi prej vitesh kane vdekur ne Lindje te Turqise te pakten 24 ushtare dhe police turq. Njesite rebele te partise se ndaluar kurde PKK kishin sulmuar gjate nates ne te njejten kohe disa postblloqe policie dhe ushtarake ne kufirin me Irakun.

Forcat e armatosura turke fluturuan menjehere mbi pozicionet e dyshimta te PKK-s ne veri te Irakut. Nga bombardimet ajrore duhet te kene vdekur te pakten 15 luftetare te PKK-se bejne te ditur mediet vendore. Burimet kurde njoftuan qe njesite e ushtrise turke kishin kapercyer kufirin per ne Irak.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti turk Abdullhah Gyl

Gyl ben te qarte kunderpergjigjen turke

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan anuloi nje udhetim te planifikuar per jashte vendit. Ndersa presidenti Gyl u shpreh. Askush nuk duhet ta harroje kete. Ata qe mendojne se me sulme te tilla dobesojne shtetin tone e kane gabim. Hakmarrja jone do te jete e madhe tha presidenti turk Abdullah Gyl. Sulmet erdhen nje dite pas shperthimit ne rajonin juglindor te Bitlisit ku u vrane 5 oficere policie e u plagosen tre te tjere. Presidenti Gyl nuk ka shume qe vizitoi zonen me qellim qe te ngrinte moralin e trupave pas nje shtimi te dhunes se kryengritesve kurde.

PKK e cila eshte klasifikuar nga Turqia SHBA-ja dhe BE-ja si nje organizate terroriste ndermori ne vitin 1984 ne juglindje te Turqise se banuar me shumice kurde nje lufte te armatosur kunder forcave te sigurimit dhe per nje shtet kurd te pavarur.

Autor AG/Kelmendi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›