E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mission Impossible Greket kunder kursit te ashper te kursimeve ne Greqi

Sot 19.10 ne diten e pare te greves dyditeshe te pergjithshme te sektorit publik dhe privat qe paralizoi Greqine ne qender te Athines u mbajt manifestimi me i madh i dekadave te fundit. Qindra mijera demonstrues perfunduan para parlamentit duke manifestuar kunder kursit qeveritar te kursimeve te rrepta dhe troikes dhe duke kerkuar nga deputetet qe ti thone jo multi-projektligjit. Ne fund te manifestimit edhe nje here sheshi Sintagma u shnderrua ne shesh beteje nga konfrontimet e autonomeve me policine shkaterrimet dhe zjarret kurse lendet kimike krijuan atmosfere mbytese. Tension pati dhe ne protestat ne Vollos dhe Selanik.

Dita e pare e greves se pergjithshme dyditeshe te sektorit publik dhe privat qe shenon dhe kulmin e cunamit te grevave kunder multiprojekt-ligjit qe diskutohet dhe pritet te aprovohet neser ne parlament shenoi dhe protesten me te madhe te punonjesve te dekadave te fundit ne qender te Athines. Qindera mijera demostrues te mbledhur ne dy manifestime te vecanta qe ne oret e para te mengjesit ne sheshin Areos te dy sindikatave me te medha te sektorit publik dhe privat GSEE dhe ADEDY dhe ne Omonia te Partise Komuniste marshuan neper dy bulevardet kryesore te Athines dhe perfunduan para parlamentit grek.

Bildunterschrift Demonstrate para parlamentit

Sindikalistet Qeveria dhe troika zbatojne politike antipopullore

Rreth 100.000 demostrues manifestuan kunder kursit qeveritar te kursimeve te rrepta dhe troikes dhe kerkuan nga deputetet qe te votojne kunder multi-projektligjit te shkurtimeve drastike dhe taksave deri ne vitin 2015 qe hap driten jeshile dhe per levrimin e kestit te 6-te te ndihmes prej 8 miliarde eurosh. Sot edhe neser mbahet greva me e madhe levizja me e madhe e popullit grek kunder masave te padrejta dhe antipopullore qe qeveria ne bashkepunim me troiken zbatojne ne kurriz te popullit grek deklaroi Janis Panagopullos presidenti i Konfederates se Pergjithshme te Punonjesve te Greqise.

shte ceshtje kohe permbysja e kesaj politike qe drejtohet kunder popullit shoqerise dhe njerezve te mundit deklaroi nga ana e tij Kostas Cikrikas kryesindikalisti i punonjesve te sektorit publik qe keto dite mbajne te zaptuara edhe ministrite kryesore per te shprehur kundershtimin e tyre ndaj lirimeve nga puna permes rezervave te punes dhe shkurtimit drastik dhe horizontal te pagave dhe pensioneve. Jam punonjes i 1.240 eurove ne keto momente jam 46 vjec dhe nuk mund te pranoj qe me kete projekt-ligj te vihet guri i fundit mbi varrin e rrogetareve thote De Kostas Kostandopullos punonjes i transportit hekurudhor te Athines dhe Pireut.

Sheshi Sintagma ne flake dhe ne tym

Epilogu i ketij manifestimi qytetaresh paqesore qe ne te shumten e rasteve ishin me gjithe familjet e tyre e shnderroi sheshin Sintagma dhe rrugen ne hyrje te parlamentit ne bulevardin Vasilisis Sofias ku ishte vendosur gardhi i hekurt ne shesh beteje midis autonomeve dhe policeve qe perdoren gjeresisht lende kimike per te zbrapsur demonstruesit. U bene shkaterrime ne fasada ndertesash automjete si edhe nje banke u perfshine ne flake nga sulmet e autonomeve qe policia me gjithe efektivat e saj prej 20.000 vetesh dhe nje here nuk mundi ti parandaloje. Gjashte qytetare dhe kater police u lenduan. Nga flaket nuk shpetoi as truproja e ushtarit te panjohur.

Bildunterschrift Jeta publike e paralizuar

Debat i ashper dhe atmosfere e elektrizuar ne parlament

Nderkohe brenda ne parlament zhvillohej nje debat i ashper mbi multi-projektiligjin midis pozites dhe opozites. Atmosfera u elektrizua edhe me teper kur pozita shtroi edhe nje here dilemen ose votojme pro ose fundosemi. Ne qofte se ky projektligj nuk do te votohet qeveria nuk do te mund te perfaqesoje vendin ne samitin evropian nuk do te mund te negocioje ishin fjalet e ministrit te Financave Evangjellos Venizellos. Qeveria jeton me ankthin e votes se deputeteve te saj qe perballe presionit te madh te elektoratit te tyre dhe jehones se grevave te papara mund te terhiqen dhe te thone jo. Vete kryeministri Papandreu ne tone dramatike i kerkoi grupit parlamentar te partise se tij qe te jape voten e tij historike per shpetimin e vendit.

Opozita e djathte refuzon ftesen e Papandreut per konsensus politik

Papandreu deshtoi nderkohe edhe nje here ne perpjekjen e tij per te siguruar konsensusin e opozites pas takimit qe pati me kreret e saj partiake. Kreu i Demokracise se Re Andonis Samaras iu pergjigj negativisht fteses se kryeministrit per te shkuar se bashku ne samitin evropian duke fajesuar per kete Papandreun. Me nje njeri qe ndodhet ne panik dhe shan cdo njeri nuk kam per te thene asgje deklaroi Samaras pasi gjysem ore me pare Papandreu kishte akuzuar partine e tij se siluron unitetin kombetar dhe kultivon percarjen me qendrimin e saj kategorik kunder politikes se ndjekur.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sindikalistet kundershtojne kursin e kursimeve

Brenda dhe jashte parlamentit me debatet dhe protestat qe do te vazhdojne dhe neser atmosfera mbetet tejet e tensionuar. Oret jane kritike dhe asnje nuk mund te paragjykoje rezultatin e votimit neser ne mbremje. Ne keto momente perplasen dy Greqi Greqia e nenshtrimit dhe Greqia e krenarise ishin fjalet e kreut te se majtes Aleksis Cipras pas takimit me kryeministrin duke parashpallur fitoren e se dytes. Pavaresisht rezultatit te votimit te neserm historia eshte ajo qe do te gjykoje se kush ka te drejte kryeministri dhe qeveria e tij apo opozita e majte.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›