Berat, Ilir Meta: Shqiptarët e meritojnë statusin
BERAT- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta nga Berati ka vlerësuar se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për në BE dhe do e kishte përfituar prej kohësh nëse politika do të ishte në lartësinë e qytetarëve.
"Nëse apeli tepër i sinqertë që LSI ka bërë prej kohësh do të ishte marrë në konsideratë dhe në rast se angazhimi ynë konstruktiv do të ishte një model për tu ndjekur edhe nga të tjerët Shqipëria do ta kishte marrë me kohë statusin e Vendit Kandidat sepse e ka meritua.Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin e Vendit Kandidat, natyrisht shpresoj që edhe klasa politike ta meritojë. Ne si LSI do të bëjmë gjithçka që reformat të përshpejtohen",- iu përgjigj Meta interesit të gazetarëve, gjatë takimit festiv që zhvilloi sot, me rastin e 8 Marsit në Berat, me gra anëtare dhe simpatizonte të LSI-së në këtë qytet.
Zyra e shtypit e LSI-së bëri të ditur se gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryetari i LSI-së Meta u shpreh se "8 Marsi është një ditë që shpreh një mesazh afirmues dhe solidariteti për gruan, vendin e saj të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe familjare, por edhe në atë politike".
(el.me/BalkanWeb)