BELLE AIR fiton në Athinë cmimin ‘Kompania ajrore më e mirë’
TIRANË-‘BELLE AIR’, kompanisë ajrore në tregun shqiptar i jepet çmimi “Kompania ajrore e re me performancën më të mirë” nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës.
BELLE AIR regjistroi trafikun më të lartë të numrit të pasagjerëve për vitin 2011 midis kompanive të reja që lançuan skedulin e operacioneve të tyre një vit më parë.
Takimi i përvitshëm i Seminarit Ndërkombëtar të Marketingut për Kompanitë Ajrore i organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës, në Athinë, në të cilin u diskutuan tema të ndryshme mbi industrinë e transportit ajror, u mbyll me dhënien e çmimeve kompanive ajrore të cilat kanë demonstruar zhvillimin më të shpejtë dhe rritjet më të larta në numrin e pasagjerëve përgjatë vitit 2011.
Hapja e destinacioneve të reja e si rrjedhojë shtimi i flotës ajrore në nivelet më të larta të cilësisë dhe sigurisë, shtimi i pikave të reja të shitjes në Shqipëri, prezantimi i programit për shpërblimin e besnikërisë së klientëve - janë aktivitetet që BELLE AIR do të ofrojë përgjatë vitit 2012 në kuadrin e përmbushjes së nevojave të klientëve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
BELLE AIR vazhdon gjithashtu investimin e saj në tregun e punës në bashkëpunim me të rinj energjik e të kualifikuar duke përmirësuar në vazhdimësi cilësinë e shërbimit të klientit dhe imazhin e saj në tregun kombëtar dhe atë ndërkombëtar.
(d.b/BalkanWeb)