E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, e moshuara në azil, në pritje të një urimi

GJIROKASTËR- 8 Marsi jo gjithmonë merr kuptimin e një dite të bukur mes luleve dhe dhuratave. Ajo quhet Jorgjie Mecani dhe jeton prej kohësh pranë shtëpisë së të moshuarve në qytetin e Gjirokastrës. E ardhur nga qyteti i Korcës, për shkak të kushteve të vështira familjare vetëm 6 muaj më parë, sot në ditën e nënave dhe vajzave ajo priste me padurim një urim nga vajza e saj që ndodhet larg.

Problemet familjare e detyruan të zgjedhë një jetë larg fëmijëve, në një shtëpi të përbashkët me dhjetra nëna të tjera. Mes trishtimit dhe lotëve, ku ndihet edhe mungesa e një urimi të pathënë nga fëmijët e saj, e moshuara jep mesazhin për 8 Marsin.

“Djali jeton në shtëpi, në Korcë me nusen dhe me dy fëmijët, kurse cupa jeton në Greqi. Më mirë këtu sesa rrugëve. Sot nuk kam marrë akoma asnjë urim, vetëm nga ime kushërirë e parë. Më lëndon shumë, më lëndon….por kushtet…. Ju uroj gjithë nënave shëndet, harmoni, lumturi në familje”,- shprehet e përlotur e moshuara.

E po këtë urim kanë ato nëna, të cilat sot të ndodhura pranë shtëpisë së moshuarve ndjejnë mungesën e familjarëve të tyre, mungesën e një urimi të thënë përmes një urimi të thënë përmes një telefonate, për ti bërë të ndihen të cmuara si dikur.
(el.me/news24/BalkamWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›