Ashton: BE ka prova të fuqishme, Siria ka përdorur armë kimike
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka folur me bindje se rregjimi i Presidentit Sirian Bashar al-Assad ka përdorur armë kimike në sulmin e 21 gushtit jashtë Damaskut.
Ashton ka deklaruar se blloku 28-anëtarësh ka prova të fuqishme se armët kimike janë përdorur, dhe se BE-ja do “përgjigje të qartë dhe të fuqishme” për sulmin ku u vranë mijëra gra e fëmijë.
Ajo i ka bërë këto komente pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, të shtunën në Vilnius.
BE-ja ka qenë e ndarë në lidhje me planet e SHBA-së për aksione ushtarake në Siri. Presidenti Barack Obama ka deklaruar të shtunën se mosveprimi në Siri nuk është opsion për vendin e tij.
Ai ka thënë se janë të nevojshme sulme të kufizuara, por ka kërkuar nga Kongresi që të autorizojë përdorimin e forcës ushtarake.
Uashingtoni ka thënë se mbi 1,400 njerëz kanë humbur jetën në sulmin kimik.
(m.s/BalkanWeb)