E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: E ardhmja në duart e popullit egjiptian

“Eshtë e rëndësishme tani që dialogu të fokusohet për ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme, e cila do të respektojë aspiratat dhe stabilitetin e popullit egjiptian. Tashmë e ardhmja e Egjiptit është në duart e popullit egjiptian”.
 

Kjo ishte deklarata e shefes së diplomacisë europiane, Kathrin Ashton menjëherë pas dorëheqjes së presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak.
 

"Mubaraku ka dëgjuar zërin e popullit dhe ka hapur rrugën e reformave më të shpejta dhe më të thella".

Eshton tha se tani është e rëndësishme "të përshpejtohet dialogu që do të çonte në formimin e një qeverie me bazë të gjerë".

Presidenti Hosni Mubarak është tërhequr nga detyra duke ia dorëzuar pushtetin ushtrisë.

Ndërkaq, qindra mijëra protestues duke valëvitur flamuj festojnë largimin e Mubarakut. "Populli e rrëzoi regjimin", thërrisnin protestuesit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›