E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, 4 gardistë shoqërohen në polici

Policia e Tiranës ka arrestuar edhe 4 gardistë të tjerë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Sipas burimeve bëhet fjalë për 4 nënoficerë, Mark Nikolli, Agron Malaj, Gazmend Ahmetaj dhe Sadik Cela. Katër të arrestuarit kanë marrë po sot edhe masën e sigurisë nga 30 ditë burg.

Me arrestimet e reja shkon në 6 numri i gardistëve të arrestuar për vrasjet gjatë demonstratës ku mbetën të vdekur 4 persona. Më 8 shkurt policia arrestoi Alfred Ahmetcenajn, me detyrë komandant i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, si edhe gardistin tjetër Agim Llupo me detyrë shef i shtabit të kësaj njësie.

Mbi gardistët Ahmetcenaj dhe Llupo rëndon akuza e vrasjes në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave dhe ata rrezikojnë nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.

Gjykata e Tiranës dha një ditë më parë masën e sigurisë arrest me burg për Agim Llupon, ndërsa ende nuk është dhënë masa e sigurisë për Ahmetcenajn.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›