E Shtunë, 31 Tetor 2026

Absolutisht e papranueshme - OKB-ja dhe SHBA-ja denojne dhunen ne Libi

Perfaqesuesit e 15 vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit shprehin shqetesim te thelle dhe keqardhje per shkak te vrasjes se qindra civileve thuhet ne kumtesen e organit me te larte te OKB-se. Ata kerkojne nderprerjen e menjehershme te dhunes dhe qe qeveria libiane te permbushe kerkesat e drejta te popullit. Gjermania dhe vendet e tjera angazhohen qe pergjegjesit per dhunen te nxirren para drejtesise. Takimi i Keshillit te Sigurimit u mbajt me kerkesen e delegacionit te Libise ne OKB. Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton tha se Uashingtoni eshte i alarmuar per shkak te situates sepse nga Libia kane arritur informacione per vrasjen dhe plagosjen e qindra njerezve. Qeveria e Libise duhet t i nxjerre pergjegjesit para drejtesise dhe ti jape fund dhunes. Kjo gjakderdhje eshte absolutisht e papranueshme. Qeveria e Libise duhet te respektoje te drejtat e popullit te vet ku bejne pjese edhe e drejta e mendimit dhe e tubimit tha ajo.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Muammar al-Gaddafi

Mundesi te kufizuara per vendosjen e masave konkrete ndaj Tripolit

Masa konkrete kunder qeverise libiane nuk jane ndermarre as ne Keshilin e Sigurimit dhe as nga qeveria amerikane. Perfaqesuesit e Libise ne OKB kerkuan qe te vendoset masa e ndalimfluturimit per te pamundesuar qe demonstruesit te sulmohen me avione nga ajri. Rruget e komunikimit pothuajse jane nderprere teresisht por ne po perpiqemi te mbledhim sa me shume informacione. Kur ti kemi mbledhur te gjitha infromacionet do te bejme edhe vleresimin e tyre. Por mundesia e Uashingtonit per te vepruar eshte me e kufizuar se sa ne rastin e Egjiptit. Qeveria amerikane e terhoqi personelin nga ambasada e vet ne Tripoli ne vitet 70-te. Raportet mes ketyre vendeve u rivendosen ne vitin 2003 pasi Libia u shpreh e gatshme qe tia dorezoje SHBA-se planet e veta per armet e shkaterrimit ne mase dhe u perbetua se nuk do ta mbeshtese terrorizmin dhe mori pergjegjesine per atentatit ne Lockerbie. Ne 2006 Uashingtoni e hoqi Libine nga lista e vendeve qe mbeshtesin terrorizmin. Ndersa dy vite me vone u dergua atje ambasadori amerikan i cili para pak kohesh eshte terhequr pas botimit te te dhenave sekrete nga portali i internetit WikiLeaks. As ndihmat amerikane per Libine nuk jane te medha sepse per kete vit jane levruar vetem nje milion dollare per forcimin e raporteve ushtarake. Nderkohe qe 85 e naftes nga ky vend eksportohet ne Evrope.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Senatori demokrat John Kerry

Senatori John Kerry kerkon qe kunder Libise te vendosen sanksione. Ndersa eksperti Elliott Abrams mendon se qeveria e presidentit Barack Obama duhet te beje me shume kunder Muammar al-Gaddafit.

Pse nuk e perjashtojme nga Keshilli i OKB-se per te drejtat e njeriut Pse nuk i ngrijme te gjitha kontot e Gaddafit dhe familjes se tij Duhet te perpiqemi te vendosim edhe nje embargo te armeve nese regjimi i atjeshem perpiqet te bleje me shume arme per ti perdorur kunder popullit. A i kemi ndermarre te gjitha masat e mundshme per te ofruar ndihma humanitare permes Egjiptit apo Tunizise

Abrams eshte i mendimit se ndalimfluturimi mund te vendoset vetem se bashku me BE-ne dhe NATO-n. Por duket se aktualisht askush nuk eshte i gatshem per kete mase.

Autor Christina Bergmann / Bahri Cani

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›