E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tejkalim i detyres nga forcat e policise se shtetit

Ne bashkepunim me Qendren Shqiptare per Reabilitimin e Viktimave te Dhunes dhe te Tortures Keshilli Evropes monitoroi situaten ku ndodhen te arrestuarit dhe te ndaluarit nga policia pas demostrates antiqeveritare te 21 janarit ne Tirane dhe konstatoi perdorim te dhunes policore. Adrian Kati Drejtor Ekzekutiv i kesaj Qendre thote per programin shqip te DW-se se perdoruesit e dhunes duhet te ndeshkohen sipas ligjeve ne fuqi.

Nese do te kerkohet nje rast flagrant i dhunes policore ndaj te arrestuarve ne demostraten antiqeveritare te 21 janarit ky eshte ai i Fiqiri Xibrit. Kryetar i sindikatesse minatoreve. Adrian Kati Drejtor i Qendres Shqiptare per Reabilitimin e Viktimave te Dhunes dhe Tortures nje strukture kjo e shoqerise civile pershkruan situaten e te arrestuarit. Ishte situate teresisht e papranueshme qe Z. Ibri me nje plage te rende ne koke te marre nga te shtenat e gardisteve te mbahej me pranga ne spitalin e burgut. Qendra jone do ta ndjeke situaten per te gjetur te verteten lidhur me ata qe ushtruan dhune ndaj tij. Por ka edhe shume raste te tjera. thote Z. Kati.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Adrian Kati drejtor ekzekutiv i Qendres Shqiptare per Reabilitimin e Viktimave te Dhunes dhe te Tortures

Tejkalim i detyres nga forcat e policise se shtetit

Nisur nga keto raste ekspertja ligjore ne Qendren per Reabilitimin e Viktimave te Dhunes dhe te Tortures Erinda Bllaca thote se eshte shkelur rende ligji edhe Kushtetuta e Shqiperise lidhur me te drejtat themelore te njeriut Kemi tejkalim te detyres lidhur me te drejten e jetes. Kemi kater vrasje te vertetuara dhe te pakontestueshme. Dhuna pas perfundimit te demostrates eshte e pajustifikueshme. Jane rrahur demostrues gra burra femije njerez qe u ndodhen atje rastesisht thote Erinda Bllaca.

Komisariatet e policise te mbylluta per tu monitoruar nga shoqeria civile

Keto te dhena u perftuan nga intervistimi i 35 te ndaluarve dhe te burgosurve ne burgun 302 dhe 313 te Tiranes ne prani edhe te delegacionit nga Komiteti i Keshillit te Evropes per Parandalimin e Tortures. Burime nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Institucioni i Avokatit te Popullit pohojne te njejten gje lidhur me situaten e te drejtave te njeriut.

Situata e te drejtave te njeriut pas ngjarjeve dramatike te 21 janarit tregon se ka shume nevoje per pemiresim te performances se institucioneve ku besojne njerezit e thjeshte. E kam fjalen per policine. Mendoj se ka ardhur momenti per nje lobim te fuqishem te shoqerise civile per hapjen e komisariateve te policise per tu monitoruar nga shoqeria civile. Keto komisariate jane te mbyllura dhe nuk mund te monitorohet gjendja e te ndaluarve pa marre leje dhe pa lajmeruar si ndodh ne strukturat e burgjeve. thote eskspertja ligjore Erinda Bllaca.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Erinda Bllaca eksperte ligjore ne Qendren per Reabilitimin e Viktimave te Dhunes dhe te Tortures

Pse institucionet demokratike shkelen te drejtat e njeriut

Situata e rende e shkeljes se te drejtave te njeriut sipas drejtorit te Qendres Shqiptare te Reabilitimit te Viktimave te Dhunes dhe te Tortures ka aresyet e veta Ne krye te tyre qendron trashegimia e nje mentaliteti jo demokratik te ardhur nga kohet e diktatures komuniste. Ne Shqiperi nuk u arrit te behet gjykimi i krimeve te diktatures komuniste. Dhe brenda institucioneve demokratike te sotme ka ende njerez qe kane nje mentalitet post-komunist. Por tani ka ardhur koha qe nese kerkojme demokraci funksionale per te gjithe institucione shteterore te vena ne sherbim te te gjitheve duhet qe ushtruesit e dhunes te ndeshkohen sipas ligjeve te se drejtes nderkombetare legjislacionit dhe Kushtetutes shqiptare. thote Adrian Kati.

Zbardhja e ngjarjeve ne demostraten antiqeveritare te 21 janarit perben nje prioritet te drejtesise dhe ka nje mbeshtetje te fuqishme te BE-se te Keshillit te Evropes dhe ne pergjithesi te faktorit nderkombetar.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›