Ashton-Fyle: PD-PS, pakt për votat e gabuara
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me situatën paszgjedhore në Shqipëri.
Në deklaratën e Ashton dhe Fyle thuhet se ata janë në dijeni tashmë të shpalljes së rezultatit për bashkinë e Tiranës nga KQZ-ja, por theksohet, se mënyra se si u veprua nga KQZ me numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, është një çështje shqetësuese.
Më tej në deklaratë, thuhet se procesi zgjedhor nuk ka mbaruar ende.
“Bashkimi Evropian do të jetë afër pas përfundimit të procedurave të ankesave dhe publikimin e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i vëzhguesve të OSBE / ODIHR”- theksohet ne deklarate
BE-ja pret që procedurat e apelit të jenë të ndershme, transparente, të realizuara në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues, thuhet me tej.
Ashton dhe Fyle, sugjerojnë që duhen gjetur zgjidhje konsensuale dhe të qëndrueshme ligjore për çështje të cilat nuk janë mbuluar në mënyrë të qartë në ligj dhe që lenë hapësira për interpretim. Për këtë qëllim, palët duhet të hyjë menjëherë në një dialog në mënyrë që të bien dakord për një mirëkuptim të përbashkët se si do të veprohet me fletët e hedhura në kutitë e gabuara
Një mundësi që mund të merret në konsideratë është që të kërkohet këshillim nga jashtë, i pavarur për vendimet e debatuara të KQZ-së, thuhet ne deklarate
“Interesat e vendit dhe vazhdimi i reformave për integrimin europian duhet të mbizotërojë përpara interesave partiake. Udhëheqësit politikë duhet të ecin përpara me realizimin e aspiratave evropiane dhe demokratike të qytetarëve shqiptarë “- përfundon deklarate e Ashton dhe Fyle.