E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit, PE diskuton raportin e Kukan

Zgjedhjet lokale te 8 majit ne vendin tone, pritet te jene sot pjese e diskutimit ne Parlamentin Europian.

Sipas axhendes se percaktuar, debati per zgjedhjet per pushtetin vendor ne Shqiperi dhe situata e zhvillimit te tyre pritet të zhvillohet gjatë seancës së radhes, ne pjesen jashte rendit te dites.

Ne shqyrtim do te jete raporti i delegacionit ad hoc që vizitoi vendin tonë nga data 6 deri në 9 maj, kryesuar nga Eduard Kukan, kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për vendet e Europës Juglindore.

Kukan ishte në Shqipëri për të vëzhguar procesin elektoral dhe në 8 maj dhe vezhgoi nga afer disa qendra votimi diten e zgjedhjeve. Sipas tij, fillimi i procesit duket i mbare, por per nje raport te plote duhej nje panorame edhe nga qendra te tjera te vendit.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Kukan theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për vendin tonë, duke deklaruar se institucionet evropiane presin që këto zgjedhje të jenë të lira, të drejta dhe demokratike.

Pas situates se krijuar post zgjedhore, ne menyre te vecante me hapjen e kutive te gabuara dhe numerimin e votave per kryetare te bashkise Tirane hedhur ne to, cka solli ne mosnjohjen e rezultatit nga opozita, nderkombetaret kane apelur fuqishem per permbyllje me standarde te procesit, apelim transparent dhe vendimmarrje te pavarur te institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›