Durres kapet ngjala e rralle 25-kilogrameshe
Nje ngjale e gjate 165 cm dhe me nje peshe rreth 25 kg eshte kapur ne ujerat e detit Adriatik nga nje anije peshkimi. Ngjala e rralle u kap nga peshkatari i vjeter Qemal Beu i cili rrefen se nje gje e tille e ka habitur shume dhe madje ka derguar kampione ne Itali ne menyre qe te kuptohet se clloj ngjale eshte. Peshkataret thone se ajo eshte rreth 3 here me e gjate se gjatesia normale e ketyre llojeve qe nuk i kalon 40 cm ndersa ne peshen normale ajo shkon deri ne 4 -5 kg. Po ngjala ka vazhduar qe ti habise pasi i jane gjetur vetem putarga ne bark rreth 5 kg.
Qemal Beu thote se kjo lloj ngjale ne raste te rralla shkon ne gjatesi deri ne 70 cm ndersa e kapura ka nje gjatesi prej 165 centimetrash. Ishte rasti i dyte ne te gjithe periudhen e tij si peshkatar qe kapte nje gjah te tille dhe thuajse ne te njejten zone. Sic duket ketu kane gjetur ndonje vend te pershtatshem zhvillimi - thote ai - pasi kjo nuk mund te kete shpjegim tjeter. Ai tregon se kur jane terhequr rrjetat mes peshqve te ndryshem syte e peshkatareve u perqendruan ne nje lloj ngjale te rralle. Ngjala me peshe 25 kg dhe gjatesi 165 cm eshte kapur 40 milje ne perendim te brigjeve te Durresit. Qemal Beu thote se behet fjale per nje rast unikal ngjala kishte veze ne bark afro 5 kg putarka por ajo nuk shumohet ne Adriatik por afer Kubes ne detin e Saragaseve ndaj kjo eshte dicka e pashpjegueshme. Une kam 30 vjet peshkatar dhe eshte hera e dyte qe me rastis dicka e ngjashme. Per te zbardhur kete mister te biologjise detare kam derguar 300 grame veze ne institutin e peshkut ne Pulia Bari ne menyre qe ta studiojne kampionin e vezeve te ngjales.
Ai shton se edhe specialisteve te Barit ky fenomen u eshte dukur si i pabesueshem. Kjo ngjale eshte nje rekord i gjuetise se ketij lloji per Adriatikun pasi sipas biologeve detare ngjala me emerin shkencor anguilla anguilla nuk mund te kaloje 2 - 4 e maksimalisht 6 kg dhe ne gjatesine 40 cm. Kjo lloj specie ka nje madhesi mesatare 30-40 cm. Ajo jeton nga Balltiku ne Skandinavi nga Deti i Zi ne Detin e Bardhe nga veriu i Atlantikut ne brigjet e Afrikes Perendimore por unikale dhe misterioze e ben kete specie fakti se per tu shumuar lundron me saktesine e nje busulle te pagabueshme 4000-5000 milje detare per te shkuar ne detin e Saragaseve. Jetegjatesia e saj mund te arrije deri ne 88 - 100 vjet dhe ekzemplari i kapur ne Durres sipas specialisteve eshte i nje ngjale te moshuar.