Fyle Zgjedhjet jane kapitull i mbyllur politika te nise kontaktet per reformen zgjedhore
Bashkimi Europian kërkon nga partitë politike shqiptare t’i rikthehen dialogut institucional në funksion të integrimit europian të vendit.
Pas takimit të tretë të Këshillit të Këshillit të Stabilizim -Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, është shprehur i prerë se zgjedhjet konsiderohen një kapitulli i mbyllur.
Ai theksoi se politika shqiptare duhet menjëherë të nisë kontaktet në funksion të kryerjes së reformës zgjedhore.
Komisioneri nënvizoi se opozita në Shqipëri duhet të bëhet pjesë e institucioneve demokratike.
Sipas tij, dialogu zhvillohet në institucione.
Komisioneri për Zgjerimin në BE, u shpreh se politika shqiptare duhet të vijojë me reformat e gjithanshme, në të mirë të vendit dhe qytetarëve.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, është shprehur se qeveria po punon për plotësimin e 12 rekomandimeve të komisionit Europian.
Ai konfirmoi vullnetin e mazhorancës për një reformë të plotë zgjedhore.
Për Komisionerin Fyle, Shqipëria zë një vend kryesor në axhendën e Bashkimit Europian.
Zyrtari i lartë i Bashkimit Europian theksoi se institucionet europiane do të vijojnë të asistojnë Shqipërinë.