E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD Gjyqtaret e Kolegjit kane dopio-imunitet distancohemi nga akuzat e bera ndaj tyre

Përveç imunitetit që gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë nga Kushtetuta, ata kanë edhe atë të dhënë nga konsensusi politik mes palëve, prandaj Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë kontrolli ndaj tyre.

Kështu deklaroi nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, në një konferencë të posaçme për shtyp, në fund të mbledhjes së sotme ku është marrë në shqyrtim ankesa ndaj gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

Sipas tij, këtyre të fundit, politika u ka garantuar një mbrojtje me dopio-imunitet.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi shqyrtoi ankesat ndaj gjyqtarëve të Kolegjit, ka vendosur që të distancohet ndaj çdo lloj akuze që drejtohet ndaj tyre, duke i kërkuar çdo lloj faktori politik që t’i drejtohet Prokurorisë”, tha ai.

Duke shtuar më tej, se KLD distancohet nga çdo lloj denigrimi ndaj figurës së gjyqtarëve, për të cilët nuk ka prova apo të dhëna.

"Partia Socialiste duhet t’i bazojë në fakte dhe prova akuzat e saj ndaj gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor është një institucion, anëtarët e të cilit janë zgjedhur nga të dyja forcat politike, si nga Partia Demokratike, ashtu edhe nga Partia Socialiste.

Kjo e fundit, së bashku me mazhorancën, e ka dhënë konsensusin për ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët aktualë të këtij institucioni”, sqaroi Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›