E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Heqja e vizave con perpara reformat ne Ballkan J.Marena

Bashkimi Evropian vlereson se rajoni i Ballkanit ka bere hapa perpara ne kuader te integrimit evropian, nje objektiv kryesor ky edhe i Bashkimit Evropian. Konfirmimi vjen nga shefja e diplomacise se BE, Katherine Ashton, e cila foli mbi vizionin e ri diplomatik te BE-se, perpara europarlamentareve ne Strasburg. Vetem me arritjen e reformave vendet qe ende nuk kane perfituar nga heqja e vizave do te kene mundesi te aspirojne me tej.
"Heqja e regjimit te vizave dhe tregtia e lire jane elemente te rendesishem ne duart e politikes evropiane per te cuar perpara reformat ne Ballkan",-tha Ashton. "Ne nuk mund t'ia lejojme vetes te deshtojme, sidomos ne Ballkan. Ne njefare menyre ky rajon eshte vendlindja e BE-se. Blloku 27-anetaresh ka bere hapa perpara ne procesin e liberalizimit te vizave ne nje kohe qe qellimet kryesore do te jene vendosja e marredhenieve te mira te punes me te gjithe lideret politike si dhe bashkepunimi mes aktoreve te ndryshem te BE-se ne terren", ka qene deklarata e djeshme e shefes se diplomacise evropiane, baroneshes Ashton. Ajo tha se progresi drejt anetaresimit do te varet nga perkushtimi ndaj reformave brenda vendit, respektimi i te drejtave te njeriut, zbatimi dhe sundimit i ligjit si dhe bashkepunimi rajonal. Ashton eshte shprehur shume e kenaqur me perparimin e reformave ne vendet e Ballkanit Perendimor, teksa ka zhvilluar nje tur takimesh ne shume vende. Njeheresh ajo ka nenvizuar faktin se ne konkluzion rajoni eshte duke bere perparim, pavaresisht se mund te jete ndoshta i pabarabarte. Nderkohe qe objektivi eshte nxitja e reformave. "Perparimi ne rrugen drejt BE-se varet nga angazhimi per reforma ne keto vende, qe jane te drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe bashkepunimit rajonal. Ne jemi duke kerkuar mesazh te veshtire, ne prag te zgjedhjeve te tetorit. Gjate gjithe kesaj periudhe, ne rajonin e Ballkanit Perendimor, jane duke bere perparime per liberalizimin e vizave",-tha Ashton. Qendrimi i shefes se diplomacise se BE, vjen ne te njejten linje me ministrat e Jashtem te BE-se te cilet, me propozim te ministrave spanjoll dhe italian, Moratinos dhe Fratini do te mblidhen ne qershor ne Sarajeve, per te konfirmuar perspektiven e evropiane te rajonit. Nje dite me pare, ministri i Jashtem italian, Franko Fratini tha se heqja e regjimit te vizave me Shqiperine e Bosnjen, eshte e vetmja menyre per te siguruar qendrueshmerine ne Ballkanin Perendimor. Pak dite me pare edhe kreu i Komitetit te te Drejtave Civile, Drejtesi dhe. Ceshtje te brendshme ne Parlamentin Evropian, Aguilar i kerkoi Komisionit Evropian te pershpejtonte procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret e te dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›