Rezoluta e PD per vizat, PS rikthehet ne Kuvend Denis Dedej
Grupi parlamentar socialist do te jete i pranishem ne punimet e sotme te seances plenare ne Kuvendin e Shqiperise. Vendimi eshte marre unanimisht paraditen e djeshme ne mbledhjen e grupit socialist, ne godinen e selise roze. Rreth ores 12:00, deputetet e Partise Socialiste i jane drejtuar zyres se mbledhjes, per te vendosur nese do te jene ne Kuvend per miratimin e rezolutes per liberalizimin e vizave. Ne kete mbledhje ishin te pranishem edhe perfaqesues te Levizjes per Mendimin Ndryshe, deputetet Arben Malaj dhe Andis Harasani. Burime brenda takimit, bene te ditur se gjate mbledhjes qe zgjati perreth nje ore, ka pasur mendime te ndryshme, per sa i perket hyrjes ne Kuvend. Mesohet se ka pasur deputete, te cilet kete seance e kane cilesuar si provokim pasi, sipas tyre, eshte nje propozim i ardhur nga Partia Demokratike. Por, nga ana tjeter eshte argumentuar nga deputetet e larte socialiste, se prania e tyre ne Kuvend ka te beje me te miren e vendit dhe nuk mund te konsiderohet si nje ceshtje politike. Burime brenda grupit sqarojne se kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci dhe deputeti Arben Malaj, si edhe deputete te tjere jane shprehur pro vajtjes ne Parlament. Po keshtu, eshte vendosur qe te kete propozim shtese per rezoluten, mbi ceshtjen e liberalizimit te vizave per shqiptaret me Bashkimin Evropian. Nje tjeter pike e rendesishme e diskutimit ka qene edhe percaktimi i perfaqesuesit te Partise Socialiste qe do te lexoje fjalimin ne Kuvendin e Shqiperise. Ne fillim eshte shprehur sekretari per Programin Politik ne seline roze, Andis Harasani, i cili ka kerkuar qe te fjalen ne seancen parlamentare, ne emer te grupit te PS, ta mbaje deputeti Ditmir Bushati. Ky i fundit, deklaroi gjate mbledhjes se fjalimin ne Kuvend duhet ta mbaje sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne Partine Socialiste, pasi sic tha ai brenda grupit parlamentar, Dades i takon. Por, ndersa zhvilloheshin diskutimet mbi kete pike, ka nderhyre kryetari i grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, i cili tha se kjo gje do te caktohet diten e neserme dhe do ta caktoje ai se kush do te lexoje qendrimin e socialisteve lidhur me ceshtjen e rendit te dites. Mendohet se do te jete pikerisht sekretarja e Marredhenieve Nderkombetare ne PS, Arta Dade ajo qe do te mbaje fjalen ne emer te grupit te PS, ne Kuvend. Nga ana tjeter, prej dy ditesh, ne seline roze po punohet per pergatitjen e materialit qe do te perbeje qendrimin zyrtar te partise me te madhe ne opozite per ceshtjen e liberalizimit te vizave me Bashkimin Evropian. Jane Komisioni i Integrimit dhe Komisioni i Jashtem, te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, qe po pergatisin fjalimin per seancen e sotme plenare.
PUNIMET
Prej dy ditesh, ne seline roze po punohet per pergatitjen e materialit qe do te perbeje qendrimin zyrtar, te partise me te madhe ne opozite per ceshtjen e liberalizimit te vizave me Bashkimin Evropian