E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Jam e kënaqur me bisedimet Kosovë-Serbi

BRUKSEL - Shefja e diplomacisë Europiane Catherine Ashton ka komentuar bisedimet e zhvilluara mbrëmjen e djeshme mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Hashim dhe atij serb, Ivica Dacic.

Ashton ka deklaruar se është e kënaqur me marrëveshjen e arritur mes dy kryeministrave për çështjen e telekomunikacionit dhe energjinë, por pa u futur në hollësi lidhur me këto marrëveshje.

Shefja e diplomacisë europiane, Ashton u ndal edhe te zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, duke theksuar se është e rëndësishme që njerëzit të dalin dhe të votojnë duke nënvizuar se OSBE do të ketë një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›