E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Javët e ardhshme-kritike

(E plotësuar ) Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, që ka ndërmjetësuar takimin në mes të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe atij të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se në takim është trajtuar çështja e veriut të Kosovës dhe tha se “javët e ardhshme do të jenë kritike”.

“Që të dy, presidenti Nikolliq dhe presidentja Atifete Jahjaga më kanë siguruar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për dialogun dhe për agjendat respektive evropiane”, ka cituar DPA, Ashtonin.

Këto komente thuhet se ajo i bëri në fund të negociatave tri orëshe, transmeton Rel.

Ajo ka takuar njëherë ndaraz të dy presidentët dhe ne fund, ka zhvilluar një takim të përbashkët. 

..............

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka thënë se, takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive.
Presidentja Jahjaga tha për RTK-në se takimi ka pasur për qëllim mbështetjen e dialogut që po mbahet ndërmjet dy shteteve.

Ajo ka thenë se është pajtuar me Nikoliqn edhe për takimet tjera.

“Nga ky takim fitojnë dy shtete, tona, por edhe politika e rajonit. Ishte takim zyrtar, i zakonshëm. Duke pasur perasysh të kalueren tonë, mund të them se ishte takim korrekt në respktmin reciprok të autoriteteve. Do të ketë vende për takime tjera. Ne u pajtuam se duhet të ketë takime tjera, dhe se kjo është politik shtetëror e dy vendeve”, tha Jahjaga.

Jahjaga ka folur për vizitat e sajë që ka realizuar, ndërkohë ka ripërsëritur se çështja e veriut të Kosovës, do të zgjidhet brenda pakos së Ahtisartit dhe Kushtetutës së Kosovës.

..............................

Si dukët brenda takimit tre palësh, presidentja Jahjaga ia ka përkujtuar disa herë, homologut serbë, se tashmë Kosova është e pavarur.

Pas takimit, presidenti serbë Nikoliq, ka thënë për media se, Serbia e ka miratuar një Rezolutë për Kosovën, dhe se brenda saj është zgjidhja.

Ai ka thënë se nëse, Jahjaga vazhdon të insistojë në pavarësinë e Kosovës, atëherë dialogu nuk qon në drejtimin e ndonjë marrëveshje.

“Në takim nuk janë përputhur mendimet tona. Serbia nuk do ta njohë Kosovën si të pavarur. Do të mbesim prapa rezolutës tonë ”, tha Nikoliq.

Sipas tij, as që është menduar që në këtë takim të hapen farë temash, ngase politikën e brendshme dhe të jashtme e udhëheq qeveria serbe.

“Njerëzit këtu me ngulm insistojnë në shtet të pavarur në fqinjësinë tonë, e këtë Serbia nuk mund ta pranojë si temë. Do të shohim nëse do të ketë akoma takime, mund të takohemi ne si Koreja Veriore dhe ajo Jugore me vite të tëra dhe vetëm të themi ‘mirëdita’, por asisoj humbim kohë, ndërsa bota normale nuk mund të na presë”, përfundoi Nikoliq.


Ndërkohë presidentja Jahjaga pritet të dalë para medieve pas pak çasteve.
 .....................

Nën asistencën e Baronesha Catherine Ashton ka përfunduar takimi Jahjaga-Nikoliq.

Takimi kishte nisur në ora 17:30, dhe ka mbaruar në 18:18.

Zyra për mardhenie me publikun e BE-së, pritet që të lëshoi njoftim për media, ku do të tregoj për rezultatet e takimit trepalësh.
..................

Baronesha Catherine Ashton pasi ka mbaruar dy takimet ndarësi me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, tani ka filluar takimin me të dy palët. Pak minuta më parë ka filluar takimi Jahjaga -Nikoliq.

Njoftimin e ka bërë të ditur zëdhënësja e zyrës së BE-së, Maja Kocianciq.

Takimi është duke u zhvilluar larg medieve, në kabinetin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian

.......................................
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga para një ore është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Ky takim ka ndodhur pak para takimit që do të ketë me homologun e saj serb, presidentin  Tomisllav Nikoliq.

Përballjen me Nikoliqin do ta ketë në ora 18:00.

 Presidentja Jahjaga u ka thënë  mediave se “Është takimi i parë ndërmjet dy shteteve, të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që takohen në nivele të prisidneteve, si shtete të barabarta. Ky është një hap drejtë kapitullit të ri, drejt integrimeve Evropiane”, ka deklaruar Jahjaga. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›