Rinisë mësimi në Nadakovc

Pas dy ditëve të humbura të mësimit, 220 nxënësit e fshatit Nadakovc të Komunës së Vushtrrisë, do ti rikthehen mësimit nesër.
Me 30 prill të vitit 2012, Kuvendi Komunal i Vushtrrisë kishte vendosur që më shumë se 20 ari të oborrit të shkollës në Nedakoc t’i ndahet një kompanie për parkimin e auto-merimangave për nevojat e Komunës.
Prindërit e nxënësve në shenjë proteste ndaj këtij vendimi vendosën që mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, me ç’rast mësimi i bojkotua për dy ditë.
Komuna e Vushtrrisë ka arritur marrëveshjen me përfaqësuesit e banorëve të tri fshatrave(Nadakovc, Mavriq, Sfaraçak) me të cilët është biseduar për ecurinë e procedurave rreth caktimit të lokacionit të ri për kryerjen e shërbimeve më auto-merimangë duke marrë parasysh peticionin e tyre.
Bisedat me përfaqësuesit e këtyre tri fshatrave i ka drejtuar drejtori i DKA-së Qerim Selimi. Përfaqësuesit e këtyre fshatrave janë njoftuar në këtë takim edhe me vendimin numër 19/13 të datës 31.01.2013, me të cilin kuvendi i komunës i konsideron të arsyeshme shqetësimet e komunitetit, gjersa obligon drejtoritë kompetente që të hulumtojnë lokacion tjetër për kryerje të shërbimeve të auto-merimangës.
Pas kësaj marrëveshjeje, mësimi ka nisur normalisht nga dita e nesërme. Dy ditët e humbura 220 nxënësit e kësaj shkolle pritet t’i kompenzojnë në marrëveshje me DKA-në. /Indeksonline/