Kërkon nga Morsi njohjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar sot nga presidentit i Republikës Arabe tё Egjiptit, Mohamed Morsi, që ta njeh Kosovën si shtet.
Në kuadër të vizitës në Egjipt, ku po merr pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, kryeministri Hashim Thaçi është takuar me presidentin e Egjiptit, Mohamed Morsi, i cili edhe i ka bërë ftesën për samit.
Sipas një njoftimi të qeverisë, kryeministri Thaçi gjata këtij takimi parashtroi kërkesën pёr njohjen e Republikës sё Kosovës nga Egjipti.
Gjatë kohës sa po vazhdojnë punimet e samitit, Thaçi ёshtё duke zhvilluar edhe takime tjera bilaterale me liderё tё vendeve anёtare tё kёsaj organizate me qёllim tё rritjes sё numrit tё njohjeve tё shtetit tonë, thuhet në njoftim. /Indeksonline/