SHBA-ja zgjeron sanksionet ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë fuqizuar sanksione të reja të ashpra që kufizojnë më tej qasjen e Iranit në të ardhurat nga nafta dhe ndëshkojnë subjektet që dyshohet se kanë lidhje me embargon qeveritare.
Një deklaratë e Departamentit të Thesarit tha se ky veprim zgjeron fushëveprimin e transaksioneve të sanksionuara të Bankës Qendrore të Iranit dhe të institucioneve tjera financiare, duke kufizuar aftësinë e Teheranit për të përdorur të ardhurat e naftës që mbahen në institucionet e huaja financiare dhe parandalimin e riatdhesimit të këtyre fondeve,transmeton Rel.
Irani përdor paratë e naftës për të financuar programin bërthamor, për të cilin Perëndimi thotë se ka qëllim krijimin e armëve. Irani e mohon këtë.
Thesari po ashtu ngriu fondet dhe ndaloi transaksionet amerikane me Transmetuesin e Republikës Islamike të Iranit dhe të drejtorit të tij, Ezzatollah Zarghami; të policisë kibernetike të Iranit; Autoritetit Rregullativ të Komunikimit dhe Industrisë Elektronike të Iranit./Indeksonline/