E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet me Kosovën, kushti gjerman për anëtarësimin e Serbisë

 Gjermania ka insistuar në përparimin e bashkëpunimit të Beogradit e Prishtinës sepse në BE nuk dëshiron të përsëritet ndonjë Qipro e re e ndarë me kufij të paqartë, thotë europarlamentari Elmar Brok nga Unioni Socialdemokrat i Angela Merkelit për gazetën Politika të Beogradit .

Serbia duhet të zgjidhë problemet me Kosovën, përkatësisht mospërcaktimin e kufijve të saj dhe të bashkëpunimit rajonal. Kriteret janë të rrepta sepse BE-ja nuk dëshiron ti përsëritet edhe një tjetër Qipro, shprehet Brok.

Marrëdhëniet me Kosovën do të mbeten kushti gjerman për anëtarësimin e Serbisë. Serbia duhet të përcaktojë kufijtë me Kosovën, ka thënë pa ekuivok Brok .

Ai ka përsëritur se çështja e Kosovës do të jetë kusht nga i cili Gjermania nuk do të heqë dorë pasi, siç ka thënë ai, e di përvojën e dy Gjermanive që mund të zbatohet te Serbia dhe Kosova. / Koha.net

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›