E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, kapen 8 kg hashash, 1 në pranga

Tetë kilogramë marijuanë e bllokuar sot nga policia në Kakavijë e kanë çuar në pranga transportuesin e saj, Albano Merkaj.

24-vjeçari nga Vlora po përpiqej ta trafikonte lëndën narkotike drejt Greqisë. Ai e kishte fshehur në një çantë të cilën e mbante me vete në autobusin me të cilin po udhëtonte.

Materialet në ngarkim të 24-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›