Ashton: Marrëveshje për kodin telefonik të Kosovës

Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshjen për kodin telefonik të Kosovsë, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE Catherine Ashton në mbledhjen e Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Siç transmeton FoNet, Ashton, duke iu përgjigjur pyetjes së raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin, ka thënë se marrëveshja për kodin telefonik është pjesë e pakos për çështje të tjera lidhur me telekomunikacionin që pret konfirmimin final.
Ajo ka shtuar se kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë “kanë kaluar më shumë se 100 orë në dialogun e lartë politik", që ka rezultuar me Marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh më 19 prill, ka kumtuar kabineti i Jelko Kacinit.
Në fillim të majit autoritetet e Prishtinës kishin kumtuar se ishte arritur marrëveshja me Beogradin që kodi telefonik për Kosovën të jetë +383 ose +384./Indeksonline/