E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton Politika te mos vere ne rrezik jeten e qytetareve

Catherine Ashton, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë/Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, bëri sot një deklaratë lidhur me disa aspekte të zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

"Në vijim të votimit më 8 Maj, ne kemi vëzhguar numërimin e votave dhe kemi pritur shpalljen e rezultateve zyrtare, përpara se të bëjmë një vlerësim përfundimtar”, ka pohuar ajo.

Duke shtuar se rezultati i ngushtë në zgjedhjet bashkiake në Tiranë do të thotë që të dyja palët duhet të komunikojnë, të kapërcejnë ndryshimet dhe të gjejnë zgjidhje.

“Ndërsa zhvillimet e sotme treguan brishtësinë e situatës politike”, shtoi ajo.

Në fund, përfaqësuesja e lartë e BE i drejton një thirrje të gjithë udhëheqësve politikë në Shqipëri dhe në qytetin e Tiranës të mbështesin përmbylljen e procesit zgjedhor në mënyrë paqësore, konstruktive dhe me vështrim nga e ardhmja.

“Kjo duhet bërë brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor, rregullave dhe praktikave ekzistuese.

Të gjithë udhëheqësit politikë mbajnë përgjegjësinë e veçantë e të mos vënit të jetës së qytetarëve në rrezik”, përfundon deklarata e Ashton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›