E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto takon shefin e ODIHR-it Mirepresim rekomandimet

Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot përfaqësues të OSBE-ODHIR-it të kryesuar nga Jonathan Stonestreet, në përfundim të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Haxhinasto e vlerësoi kontributin dhe rolin e tyre si të balancuar, realist, profesional dhe korrekt të shprehur dhe në dy raportet paraprake të publikuara.

Gjithashtu, Haxhinasto u shpreh se do të mirëpriten rekomandimet që do paraqiten në raportin përfundimtar të ODHIR, realizimi i të cilave do të kërkojë reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Nga ana e tij, Stonestreet falënderoi Ministrinë e Jashtme për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së ushtrimit të misionit të tyre.

Në vijim, ai shtoi se vlerësimet e mëtejshme për procesin zgjedhor dhe kryesisht për administrimin e votës do të paraqiten në një raport tjetër paraprak, dhe më pas në atë përfundimtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›