Barroso Situata ne Shqiperi e pa pershtatshme per takime me politikanet

Situata politike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e krerëve më të lartë të Bashkimit Europian. Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso kishte planifikuar një vizitë në Tiranë, gjatë të premtes pasdite ku pritej të diskutonte perspektiven europiane të Shqipërisë dhe zbatimin e 12 rekomandimeve të opinionit të Komisionit Europian për progresin e reformave europiane në Shqipëri.
“Tensionet që po ndodhin gjatë procesit të numërimit të votave prekin takimet me përfaqësuesit politikë dhe situata nuk është e përshtatshme për të patur takime të favorshme” – është shprehur Barroso.
Sakaq në deklaratën më të fundit, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Natasha Butler është treguar e prerë dhe e qartë përsa i përket numërimit të votave për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Butler deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një mandat të qartë, dhe duhet të respektojë kornizën ligjore, ndërkohë ne duhet t’a lëmë KQZ-në që të kryejë punën e vet.