E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Qeveria e re, angazhim për një politikë gjithëpërfshirëse

BRUKSEL - Zbardhet takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe shefes për politikë të jashtme dhe siguri në Bashkimin Europian, Katherine Ashton.

‘Sot u takova me kryeministrin Edi Rama si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare në Bruksel pas zgjedhjeve të 23 qershorit. E përgëzova kryeministrin për krijimin e qeverisë së re të koalicionit që mori detyrën më 15 shtator. Patëm një bisedë të ngrohtë dhe të hapur në të cilën kryeministri Rama më prezantoi prioritet kyçe të qeverisë së tij. Dëgjova me kënaqësi angazhimet e qeverise Shqiptare për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu mirëprita angazhimin e qeverisë së re për dialog të brendshëm gjithpërfshirës dhe për vazhdimin e rolit konstruktiv të Shqipërisë në Rajon, në veçanti për respektimin e kufijve të qëndrueshëm dhe thellimin e marrëdhënieve në rajon’, deklaroi Baronesha Ashton pas takimit me shefin e qeverisë Shqiptare.
(a.k/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›